Këtë të shtunë në emisionin ‘My Living’ në Vizion Plus, i ftuar për të rrëfyer mbi stilin e jetës ishte kapiteni legjendar i skuadrës Kombëtare të futbollit, Lorik Cana
Ai rrëfeu mbi jetën e tij pasi ka lënë sportin, për dietën strikte ushqimore, për pasionin e madh mbi makinat dhe Formula Uno, pilotimin e po ashtu edhe për marrëdhëniet me bashkëshorten. I pyetur nga gazetari Arjon Muça për detaje edhe personale, Loriku nuk hezitoi të përgjigjet.
Lorik, je duke u bërë gati se do të shkosh në Champions, prandaj po përfitojmë nga rasti për të nisur takimin tonë dhe për të gjitha gjërat që kemi përgatitur për ty?
Të gjitha ato që jam i gatshëm të përgjigjem.
Ndërkohë Lorik një pyetje shumë interesante që duam të dimë, është se kush është Lorik-u jashtë fushës së gjelbërt?
Është i njëjti person, i njëjti karakter më një kontekst të ndryshëm.
Sa elementë mendon që i kishe në fushë dhe do të doje ti kishe dhe jashtë fushës por qe i ke humbur?
Patjetër që futbolli e ka pjesën e betejës dhe ndërhyrjes fizike apo mënyrës se si ti shfaq energjinë tënde gjatë aktiviteteve, duke e vënë në dritë këtë pjesën e potencën. Por, potenca është dicka e brendshme dhe forca me e madhe e njeriut është potenca që ai ka në mendjen dhe në zemrën e tij.
Sa vite ke që njihesh me bashkëshorten?
Shtatë e gjysëm po hyjmë në të tetin.
A i pëlqen ajo këto elementë, i quan si virtyte apo defekte?
Sportistët kanë shumë vlera që ose kanë trashëguar ose kanë krijuar, kanë disa vlera që në profesione të tjera ose të ndryshme është e vështirë t’i gjesh. Patjetër që dhe faktori i personazhit publik bën atë të vetën.
Pse të njihte e dinte kush ishe?
Jo kur jemi takuar aspak, pastaj duke qëndruar bashkë e njeh dhe personin dhe sportistin.
Më pëlqeu shumë fjala aspak, çfarë bëri Lorik apo bëri bashkëshortja që të të bëj për vete?
Unë jam njohur me bashkëshorten në një restorant dhe thjeshtë mundësia për ta takuar apo për të patur mundësinë të kaloj kohë më të e krijova vetë. Në mënyrë indirekte krijova mundësinë që ajo të kishte nr tim të telefonit. Isha 99% i sigurt që do të më merrte, sepse ne jemi njohur në restorant. Ajo ishte komplet në anën e kundërt por sa herë që e vështroja, kthente shikimin. Ndodhi pas dy ditësh që më shkruajti dhe pastaj u lidhëm dhe kështu vazhdoi.
Që në fillim e dije që do të ishte bashkëshortja?
Ka qënë një impakt i jashtëzakonshëm
Shkëndija ama ndodhi në restorant?
Pa folë fare.
Tani do më thuash si reagoi kur e mori vesh një që ishe futbollist dhe dy që ishe shqiptar.
Në fakt reagoi më shumë kur e kuptoi që isha futbollist. Por, gjithcka është bërë në mënyrë të thjeshtë pa siklete.
Ne e dimë që futbollistët janë Don Zhuan, po ti ke qenë i tillë ?
Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe.
Ke patur një jetë aktive dhe përtej fushës së gjelbërt?
Sa të më jepej mundësia se çdo gjë vërtitej rreth futbollit, 90% e aktiviteteve, ushqimi, pushimi, udhëtimet, grumbullime, ndeshja. Kohën e lirë dhe pushimet ishte e domosdoshme të hapje mendjen të merrje energji të reja. Gjithë ai fokus gjatë gjithë vitit është shumë e domosdoshme të shijosh dhe jetën.
Ndërkohë cilat janë pasionet e tua?
Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhëtimet apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lexoj sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave.
Më trego pak për të
Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua me ka pëlqyer shume sporti automobilistik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi.
Shpejtësia më e madhe që ke arritur në pistë?
Nuk i kam dhënë vetë por kam arritur deri në 350 km/h/
Kur qenë i ri ke pasur dhe ti ato ëndrrat e tua automobilistike? Arrite t’i realizoje?
Po arrita
Çfarë makine ishte?
Porche GTDRS. Unë jam një fans i madh, një porshist i vërtetë.
Ndryshuan pasionet kur u njohe me Monikën, të mbështeste ajo?
Jo pasionet kryesore nuk kanë ndryshuar.
Po bashkëshortja kishte ende dëshirë që të ishe i shpejtë në makinë?
Fillon njihesh me gruan, krijon familje, makina sportive behet me familjare, pak sportive ende, por familjare. Fillon dhe ndërron mëndje, vete je më i kujdesshëm, nusja të bërtet “ Ki kujdes, ruhu”. Patjetër që mënyra e jetës ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme kur ke bashkëshorte dhe familje. Plus kam një bashkëshorte me një karakter shumë të fortë. E rëndësishme është që personi që kë pranë të plotëson dhe të bën të lumtur.
Lorik sot në shtëpi si zhvillohet dita jote? Një ditë tipike? Si është mëngjesi?
Në mëngjes ne zakonisht çohemi bashkë, djali është në dhomën e ti. Çohet në mëngjes nuk na lejon që të flemë, kur është shumë herët para orës shtatë merret gjysëm ore dado me të, dhe kur vjen ora tetë vjen e hap derën, bërtet, futet në krevat dhe na zgjon. Zgjimi më fantastik për çdo prind. Pastaj vjen pjesa e mëngjesit.
Kush e gatuan mëngjesin?
Zakonisht me pjesën e mëngjesit merret nusja.
Çfarë ha për mëngjes?
Fruta në mëngjes, bukë të thekur me pak marmelatë, lëng portokalli, çaj ose kafe. Ose kur kam aktivitet mundohem të haj drithëra me kos, që të kem energji, dhe fillon dita. Ne e ndajmë ushqimin në mënyrë që mëngjesi të ketë dhe fruta dhe karbohidrate, dreka perime ( të pranishme në çdo vakt) por dhe pak proteina dhe karbohidrate. Në darkë nuk haj karbohidrate se më ndihmojnë të mbaj stabile peshën.
I lan enët?
Jo nuk i laj se jam i llastuar. Kam gruan dhe dadon që merren me këto punë.
Po ama gatuan.
Shumë pak.
Çfarë do kishe gatuar?
Do kisha gatuar një peshk, një levrek në furrë. Nuk është e vështirë sepse duhet të dish kohën kur gatuan peshk. Do bëja një salsë të thjeshtë me vaj ullir, hudhër, limon të cilën do e shoqëroja dhe me erëza. Anash do bëja ca argjinare të thjeshta me pak oriz të bardhë. Do e shoqëroja kështu.
Kohë e fundit je vendosur ne Shqipëri?
Dy vitet e para mbasi u shkëputa nga futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabël në Shqipëri. Në Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.
Ka pasione djali?
Makinat, është i çmendur mbas makinave. I njeh markat, modelet, i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të marrë avionin. E do shumë topin, e përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja që të merrej me sportin. Cili do që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të rëndësishëm në jetën e tij.
Nëse do vendoste të bëhej futbollist?
Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim.
Sa gjuhë flet Lorik Cana?
Nga ato që flas mirë, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mirë, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjishtja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishten.
Po fakti qe di kaq shumë gjuhë, që ke kaq shumë informacion dhe që ke udhëtuar botën, të ka ndihmuar me Monica-n?
Absolutisht po. Ajo ka udhëtuar shumë por ka jetuar në Romë, në të njejtin vend, në të njëjtin komunitet, pjesë e ngritur e elitës romake. Ka udhëtuar shumë. Por, është ndryshe kur dikush ka udhëtuar dhe jetuar në vendet e ndryshme. Shoh që më ndjek dhe nuk e ka asnjë problem të udhëtojë. Shkojmë në Shqipëri ose ikim jetojmë në Francë, nuk e ka asnjë problem.
Besoj se marrëdhënie të mirë ke dhe më prindërit e Monica-s.
Sigurisht.
Ata si e pritën, si ndërvepruan me ty?
Nëna e Monikës e kishte problem këtë pjesën e futbollistit, por që nga hera e parë që u takuam kjo gjë ndryshoi. Ata janë njerëz shumë të thjeshtë, të hapur, shumë të mirë. Kam një raport jashtëzakonisht shumë të mirë.
Po kur hyri Monica në shtëpinë tënde?
Ajo hyri në një realitet tjetër sepse hyri në familje të madhe që ishte e mësuar të rrinte gjithmonë bashkë. Pavarësisht që unë jam shkëputur prej tyre për shkak të aktiviteti që bëja, por momentet që kisha mundësi , mundohesha që të ribashkohesha me familjen. Për atë kanë qenë disa momente familjare që përjetohen në Italinë e Jugut, e re për të. Por, ajo ka patur mundësi të më ndihmojë dhe mua në ndërtimin e familjes së re, në zgjatimin e familjes së origjinës . Por, patjetër duke mbajtur gjithmonë pranë familjen e origjinës këtë pjesë që është e rëndësishme për ne shqiptarët. Ajo po mundohet të rrijë në këtë korrent tonin.
Ke qenë nja nga futbollistet që vishej më bukur, sot çfarë marrëdhënie ke më stilin?
Duhet të jem i sinqertë më ty, unë 90 të kohës vishem me tuta. Por, nusja ka ndikuar në mëyrë jashtëzakonisht shumë pozitive dhe cilësore në mënyrën si vishem, sidomos prej që jemi bashke. Dihet që nuk i krahasojmë dot italianët me shijet e një vendi tjetër.
Është bërë një dokumentar për ty, me trego pak për projektin?
Projekti mori jetë 6 muaj mbasi e kisha lënë futbollin. Nuk e kisha absolutish në plan të bëja diçka, qoftë një libër. Pastaj thashë pse jo, sepse për të bërë diçka në mënyrën e duhur duhet kapur momenti dhe momenti është sa është I nxehtë se dhe kujtimet dhe njerëzit shprehin emocionet kur janë të freskëta. Nuk arrin ti tregosh të gjitha por në fund kam qenë ë kënaqur që kam pranuar sepse është një punë që mbetet dhe e tregon dhe në të ardhme.