Kurti paralajmëron protesta: Thaçi e Haradinaj duhet të rrëzohen nga pushteti

Politikë Rajon/Botë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, pasi ai thotë se ata të dy i ndanë taksa, por i bashkon hajnia.

Ai  ka paralajmëruar se që nga nesër do të fillojnë tubime me qytetarët nëpër të gjitha qytetet e Kosovës me qëllim të mobilizimit për të kërkuar rrëzimin e Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit nga pushteti.

Ai ka thënë se këtë iniciativë e kanë marrë si Lëvizje Vetëvendosje, por ka thënë se mbetën të hapur që të gjithë t’iu bashkohen përfshirë këtu edhe LDK-në si bashkëpunëtor në opzoitë.

Këto tubime do të konkretizohen pastaj edhe me protesta paqësore por edhe me mocion mosbesimi në Kuvend, siç ka treguar Kurti.

“Ne kemi bashkëpunim me LDK-në në Kuvend por edhe jashtë tij. Por ne jemi subjekt politike që marrim edhe vendime si subjekte te veçanta. Por iu bëjmë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në këto tubime, që do të organizohen qysh nesër. Numrat do t’i bëjmë një herë nëpër sheshe anekënd Kosovës, por do ti bëjmëëedhe në Kuvendin e Kosovës, prandaj po e marrim këtë iniciativë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se nëse do të kishin ndërgjegje, Thaçi e Haradinaj, do të jepnin dorëheqje, por meqë nuk po e bjnë këtë ata do të shkarkohen.

“Shkarkimi i presidentit dhe kryeministrit kërkojnë mobilizim popullor. Hajnat në pushtet kur kanë mosmarrëveshje, por e zgjidhin atë edhe vjedhin ma shumë. Pra ne duam një vetëdijesim të qytetarëve, mesiguri që fillon nëpër sheshe, kurorëzohet edhe me protesta paqësore, dhe gjithsesi edhe me mocion të mosbesimit dhe shkarkime në Kuvendin e Republikës. Po të kishin ndërgjegje, Thaçi e Haradinaj do të jepnin dorëheqje, por ata nuk po japin dorëheqje dhe kështu do të shkarkohen”, ka shtuar Kurti, raporton Gazeta Express.

Sipas tij partitë në pushtet po frikësohen më shumë për ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, sesa rënies së tyre.

“Ata frikësohen nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse e dinë që po shkojnë. Ata më shumë hall e kanë ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje, se sa për rënien e tyre” ka shtuar tutje.

Kurti ndër të tjera ia ka përemendur Haradinajt marrëveshjen me Radojicicin për formimin e Qeverisë dhe shumë skandale të tjera, si rasi i 53 milionëve të Bechtel Enkas dhe të tjera.

Share: