Walker kundër korrigjimit të kufijve

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

William Walker, diplomati amerikan dhe miku i dashur i Kosovës, deklaroi se është kundër idesë së korrigjimit të kuvijve në kuadër të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Nuk jam në favor të rivlerësimit se ku është kufiri, të lëvizet andej apo këndej dhe ta quajmë korrigjim të kufirit”.

“Harta e Kosovës është e qëndrueshme tash sa vite, dhe po të keni një korrigjim vitin tjetër mund ta bëni. Por, nuk e shoh nevojën sot. Kufijtë territorial kanë qenë aty tash e sa kohë dhe nuk shoh një nevojë për shkëmbim të territoreve”.

Walker gjithashtu tha se e përkrahë Kancelaren Gjermane Angela Merkel, sa i përket kundërshtimit të idesë për korrigjim të kufijve.

“Besoj se Merkel ka arsye shumë të mira pse e kundërshton një marrëveshje të tillë. E përmenda Merkel sepse me ka thënë se e kundërshton këtë ide dhe kam dyshimin se edhe disa udhëheqës të shteteve të mëdha të BE-së nuk janë në pajtim me një marrëveshje të tillë. Shpresoj se nuk është e vetmja dhe më vjen mirë që ka një qëndrim të tillë lidhur me këtë”, njofton Klan Kosova.

Share: