Operacioni plastik për të ngritur gjoksin i merr jetën 28 vjeçares

Rajon/Botë Shkencë & jetë

Ajo ishte vëtëm 28 vjet dhe humbi jetën si pasojë e një operacioni plastik. Stilistja meksikane Ana Corina  humbi jetën pas një operacioni për të ngritur gjoksin.  Stilistja ishte shumë e fiksuar me format e saj trupore dhe kujdesej që gjithmonë të ishte në gjendjen e saj më të mirë.

Sipas të dhënave më të fundit kirurku plastik Ivan Fragoso ka bërë prerje të tepruar duke i provokuar një infeksion bakterial që i morri jetën stilistes. Pak para se të humbte jetën ajo ka shkruar kritika për qendrën ku u operua: ‘Operojnë mbi 20 persona në ditë, hyn njëra dhe del tjetra, njësoj si lopët në thertore.’

Ana kishte hedhur në gjyq spitalin dhe seanca ishte në datën 1 prill, por ajo nuk ishte më në jetë. Ana kuronte veshjet e shumë artisteve të famshme, mes tyre dy nga emrat të njohur dhe në Shqipëri Lucero dhe Gaby Espanic.

Share: