Trupa gjykuese për Saimir Tahirin, reagon Dritan Zagani: Gjyqtarja që më la në burg në shkelje të ligjit, do vendosë për ish-ministrin

Sociale

Ish-shefi i antidrogës të Fierit, Dritan Zagani ka reaguar pas caktimit të trupës gjyqësore, që do të vendosë për fatin e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Zagani në një postim në Facebook, thekson se gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Flora Hajredinaj që është pjesë e trupës që do vendos për akuzat ndaj Saimir Tahirit, është e njëjta që sipas tij vendosi ta lërë në burg, ish –shefin e antidrogës së Fierit.

Dritan Zagani thekson se ai është lënë në burg përtej afateve, ndërkohë që gjyqtarja vendosi që ta kalojë në arrest shtëpie, ndërsa sipas tij, Saimir Tahirin e ka lënë në gjendje të lirë.

“VETING: Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Flora Hajredinaj, që në 2014 me kërkësë të palo-prokurorit, Anton Martini dhe porosi të Sajës më mbylli mua për 6 muaj në burg, dhe pas shkeljes së afateve me 8 ditë nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini, në vend të lirimit të menjëhershëm si e parashikon ligji për shkelje të tilla, po më marrëveshje të zeza më kalon në “arrest shtëpie”.

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj në media që e njëjta gjyqtare e nderuar është pjesë e treshes që do na gjykoje të pandehurin, Sajmir Tahiri për veprën “Trafik ndërkombëtar droge” në bashkëpunim etj vepra të renda, ku i pandehuri është në gjendje të lirë.

Pra o shqiptare ky është një nga arritjet me të forta që ky “veting” na e solli drejtësinë tonë të korruptuar në një zhdrejtësi brilante.

Vlen të përmendim me këtë rast si arritje e vetingut edhe së shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini një nga anëtarët më “brilant” të SPAK-ut.

P.S…Si t’ia ve emrin kësaj që po ndodh me zhdrejtësinë tonë të kalbur, se veting për t’u bërë Drejtësi nga sa ndodh nuk ka gjasa të jetë!?!?!?”, thekson Zagani në Facebook.

Zagani

Share: