Bill Gates: Ja si mund ta zhdukim për 10 javë virusin Covid-19

Kryesore Rajon/Botë Sociale

Bill Gates, i cili javën e kaluar tha se po tërhiqet nga bordi i Microsoft për t’i kushtuar më shumë kohë filantropisë, ka deklaruar përgjatë kësaj jave se pandemia Covid-19 mund të zgjasë deri në 10 javë, nese procesi i kurimit ecën mirë dhe punohet ashtu sikurse duhet.

“Nëse një vend bën një punë të mirë me testimin dhe marrjen e masave për kurimin, atëherë brenda 6-10 javësh do të vëmë re dita ditës një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve’’ tha ai.

Gates, fondacioni i të cilit ka angazhuar deri në 100 milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundrejt pandemisë globale COVID-19, ka dhënë mendimet e tij për çështje të cilat lidhen me distancimin shoqëror, vaksinat dhe pasojat ekonomike që shkakton ky virus.

“Unë shqetësohem për të gjithë dëmin ekonomik që do të shkaktojë ky virus, sidomos në vendet në zhvillim të cilët nuk mund ta kryejnë si duhet distancimin shoqëror, ashtu sikurse mund ta bëjnë vendet e zhvilluara, duke marrë parasysh këtu dhe problemin lidhur me aftësinë spitalore e të cilëve është shumë më e ulët.

Ndër të tjera, ai i ka bërë thirrje të gjithë individëve që të qendrojnë sa më shumë të izoluar të jetë e mundur, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ndihmon për t’ju kthyer sa më shpejt jetës normale.

‘’Duhet të qëndrojmë të qetë edhe pse kjo është një situatë e jashtëzakonshme’’

Përsa i përket shqetësimeve lidhur me vaksinat, Gates ka deklaruar se vaksinat e para mund të dojë rreth 18 muaj për t’u prodhuar dhe do të testohet fillimisht tek punonjësit e kujdesit shëndetësor ose tek ata persona që janë në gjendje kritike.

‘’Edhe pse po punohet intensivisht, ende nuk mund të themi një datë fikse se kur do të kemi një vaksinë funksionale lidhur me këtë virus’’– deklaroi Bill Gates.

Share: