Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që t’i kërkoji falje kryebashkiakes së Prrenjasit Miranda Rira.
Rama në në takim sot në Prrenjas, uroi kryebashkiaken Rira për lindjen e fëmijës së dytë, duke i thënë se pas 30 qershorit do të ketë më shumë kohë për beben.
Sipas Manjanit, Rama duhet ti kërkoji falje Miranda Rirës pasi ka linçuar jetën e saj private.
‘Në emër gjithë sa ka thënë vetë Ai, kundër të gjithë atyre që publikisht kanë linçuar familjarët e Tij, Edi Rama duhet ti kërkojë falje publike Miranda Rirës! Me të njëjtin standart që ai kërkon nga të tjerët për fëmijët e tij, asgjë më shumë. Duhet thjesht dhe njerzisht të kërkojë ndjesë Mirandës dhe familjes së saj. Jo LSI as Opozitës se është e tepërt, por thjesht Mirandës!
Nëse do që të ketë të drejtë ende të kërkojë të mos ja përmendin fëmijët e Tij, duhet ta bëjë dhe menjëherë. Do ta përshëndes po e bëri një gjë të tillë. Nuk është politikë kjo e linçimit të familjes dhe jetës private’, ka shkruar Ylli Manjani.