Veliaj kandidat për Tiranën: Me Ramën më të bashkuar se kurrë

Aktualitet Kryesore Politikë

TIRANE

Në sesionin e dytë të Kongresit të PS, kjo forcë politike konfirmoi Erjon Veliajn për  Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit, i cili garon kështu për një mandat të dytë për Tiranën. Veliaj e nisi fjalën e tij me një falënderim për familjen e tij, ndërsa si kryebashkiak i Tiranës, zgjodhi të flasë me fjalët e tiranave “Kush na ka inot, kshu na paftë për not” – tha Veliaj.

“Pse bësoj sot se në bëjmë një kontrast të jashtëzakonshëm. Nëse një njeri bind familjen e vet, bind edhe shkallën, pallatin, lagjen e qytetin e vet e mandej gjithë Shqipërinë të bashkohet me PS. Falenderim të vecantë për të gjithë demokratët që na janë bashkuar, keni bërë zgjedhur e duhur. E ndjej zhgënjimin tuaj me partinë që nuk ju përfaqëson më, në bashkitë që mbyllen Për të gjithë miqtë demokratë, mireserdhët në familjen tonë, ndjehuni si në shtëpi. Ky shesh ka emrin ‘Nënë Tereza’ dhe ajo thoshte ‘bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe’, sic thotë Nënë Tereza ky qytet e ka njohur këtë dashuri, kur Rama ishte kryetar i suksesshëm i Bashkisë Tiranë. Vendosa të kthehesha në Shqipëri për të qenë pjesë e këtij ndryshimi. Më dha një shans për të qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Një qytet i mundësive ku edhe një cerr i vogël që shet fiq bëhet kryetar Bashkie.

Ndër të tjera Veliaj komentoi edhe deklaratat për një krisje të marrëdhënies mes tij e kryeministrit Edi Rama.

“Erjoni dhe Edi si kanë punë mirë, nuk flasin- thanë para se të kryenin vetëvrasjen politike. Me vjen keq t’ju zhgënjej po unë e Edi Rama jemi më bashkë se kurrë për të cuar para Tiranën e Shqipërinë Europiane. “ tha Veliaj.

Share: