“Vajza ose gruaja më e bukur në botë, do të ishte një çështje indiferente për mua. “Por ushtarët e gjatë, janë dobësia ime”- shprehej mbreti i Prusisë, Friedrih Vilhelmi I. Ai ishte aq i fiksuar pas tyre, sa që ngriti një regjiment të tërë me “gjigantë”. Ai i porositi zyrtarët e tij, të përzgjidhnin burrat mbi 1.83 m të gjatë, ose më shumë.
Rradhët e “Gjigantëve të Potsdamit” u mbushën me burra të dhënë edhe në formë dhurate, nga sundimtarët e tjerë dhe të huajt, që dolën vullnetarë, zakonisht duke besuar se do të shpërbleheshin mirë nga mbreti i çmendur. Dhe në fakt, jeta e gjigantëve ishte e mirë. Friderih u sigurua që ata të mos shkonin kurrë në luftë.
Në vend të kësaj, ai do t’i urdhëronte të marshonin para oborrit të tij, teksa ai ishte ende në shtrat. Megjithatë, zërat se ai u përpoq t’i bënte ata edhe më të gjatë, duke i shtriqur me forcë, tronditën rekrutët aspirantë, dhe kështu pas një farë kohe, rekrutë të rinj siguroheshin përmes rrëmbimit të tyre.
Mbreti ngriti gjithashtu një program të mbarështimit, për të prodhuar një brez të ri gjigantësh luftarakë. Çuditërisht, pak njerëz ishin dakord me fiksimin e mbretit. Djali dhe pasuesi i tij, Fredrihu i Madh, trashëgoi 3200 burra të gjatë në vitin 1740, por ai e shpërbëri njësinë ushtarake. / bota.al