Monedha e përbashkët euro, humbi pikë mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.05 për qind dhe u këmbye me 1.1336 euro për dollarë amerikanë. Gjatë kësaj jave euro shënoi një humbje prej 1 për qind.
Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e sotëm kundrejt jenit dhe u këmbye me 109.750 dollarë amerikanë për jen. Por gajtë gjithë kësaj jave që po lëmë pas, dollari amerikan shënoi një rritje prej 0.8 për qind kundrejt jenit.
Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.1 për qind, duke shkuar në 96.59 . DXY.
Dollari australian ra me 0.35 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7079 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dolllarit amerikan dhe u këmbye me 1.2937 paund britanik për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit kanadez dhe u këmbye me 1.3319 dollarë amerikanë për dollarë kanadezë.