Ish-kreu i Forcës Lëvizës Operacionale (FLO) Niko Brahimaj është emëruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, drejtus i Policisë së Qarkut të Shkodrës, pas ekzekutimit të dy vëllezërve Bilali paraditen e sotme.
Por kush është Niko Brahimaj?
Rerh 19 vite më parë, në 29 nëntor të vitit 2000, Niko Brahimaj ka urdhëruar shoqërimin në Polici kreun e atëhershëm të opozitës, Sali Berisha, pas djegies së Komisariatit të Tropojës.
Shoqërimi i Sali Berishës dhe personave që ishin me të natën e 29 nëntorit të vitit 2000, ishte një operacion policor mjaft delikat. Të gjitha veprimet e kryera natën e shoqërimit të Berishës u bënë të nesërmen pasi ishte djegur komisariati i Tropojës. Pas marrjes së urdhrit nga eprorët Bilbil Mema dhe Veli Myftari, Niko Brahimaj kreu ndalimin e Sali Berishës.
Brahimaj ka mbajtur një sër funksionesh, që nga kreu i policisë së Lezhës, kreu i Komisariatit të Tropojës apo dhe kreu i FLO-së, ndërkohë që ka ndër emrat kryesor për të marrë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vitin 2013.
Pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës, Niko Brahimaj ka qenë një ndër të liruarit e parë nga detyra. Ai u transferua si oficer roje në Has para se të pranonte të dilte në reformë, pasi nuk donte që të ulej në gradë, ashtu siç iu kërkua nga pushteti.