Makina del nga rruga në Librazhd, plagosen dy pasagjerë

Kronikë

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, në fshatin Pishkash, ku drejtuesi i mjetit Halil Petrela nga Tirana humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë u plagosën dy pasagjerë.

Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Prrenjasit.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

 

“Në aksin rrugor Librazhd –Prrenjas, në fshatin Pishkash, shtetasi H.P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë aksidentuar dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Prrenjasit, jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-njofton policia.

Share: