Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Maqellarë- Peshkopi, ku një makinë u përplas me një motor. Informacionet paraprake bëjnë me dije se nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 34-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, të identifikuar si Gentjan e Klodiana Karazajmi.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi A.B është shoqëruar në Komisariatin e policisë.
“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.”,- njofton policia.