Grida Duma: Na piqen mendimet me Palmer, ne po bëjmë sakrifica. E kemi menduar çdo hap që po hedhim

Kryesore Politikë

rida Duma, e ftuar në A2, bëri një bilanc të aksionit politik të opozitës.

Duma pranon se vendimi i koalicionit opozitar për të djegur mandatet ka qenë një zgjedhje e vështirë, që asnjë parti nuk do të donte të arrinte në atë pikë,  edhe pse sipas saj “çdo opozitë matet me nivelin e saj të sakrificës”.

Dalja nga sistemi është zgjedhje radikale, “por e shoqëruar nga hapa të mirë menduar”, dhe është gjykuar si “e vetmja rrugë” për të zhbllokuar krizën në vend, që sipas Dumës, përtej politikës që ofron një qeveri ilegjitime “ku nuk ka më Parlament”, po përfshin tashmë edhe ekonominë, me një bujqësi në limitet e saj, si dhe sigurinë në vend.

Deklaratat e kryeministrit që sheh një situatë normale nuk i bëjnë përshtypje, madje shton se “ky njeri që nga momenti që ka mbledhur Kongresin, nuk ka fjalë tjetër përtej opozitës”.

Sot Rama deklaroi se pret opozitën në sfidën e 2021, ku do të jenë sërish shumicë, dhe këtu Duma thekson se “sikur ta dinim të gjithë si do shkojë ky ngërç, politika do të ishte art matematikor”, dhe që përtej deklaratave arrogante, sipas saj, kryeministri është “në pikën më të dobët që ka qenë ndonjë herë”.

Duke iu referuar deklaratave të Mattheë Palmer, Duma nënvizon faktin që fjala e tij ishte e fokusuar te reforma në drejtësi me koncepte si  “krim, korrupsion dhe llogaridhënie”, një risi kjo e fundit, po edhe një sinjal për ata që mbajnë përgjegjësi”, dhe shton se këtu qëndrimet e opozitës me zyrtarin  e lartë amerikan puqen totalisht.

Kurse per deklaratat e tjera, për Dumën qëndrimi nuk është surprise, duke parë qasjen e faktorit ndërkombëtarë, sipas të cilit, “rruga institucionale është ajo më eficente”.

Për këtë opozita po paguan një “ekstra kosto”, nga momenti që “nuk mund të pretendosh mirëkuptim i atyre që janë fokusuar në ndërtimin  e institucioneve duke dalë nga ato institucione”.

Por ajo shton se “kjo është opozita shqiptare, këtë vendim ka marrë dhe nuk mund të anashkalohet”.

Share: