Bllokohet në Portin e Durrësit një sasi heroine e kokaine

Kronikë

Bllokohet në portin e Durrësit një sasi e konsiderueshme heroine dhe kokaine. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se policia kufitare në bashkëpunim me agjentë të sektorit antidrogë në policinë e Durrësit gjatë një kontrolli zbuluan lëndën narkotike.

Mësohet se lënda narkotike do trafikohej drejt Italisë. Policia ka nisur hetimet, por ende nuk dihet nëse ka persona të ndaluar.

Share: