Përgjime të reja/ Kush është “shefi i madh” që përmend Alizoti

Aktualitet Kryesore Politikë

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji doli sot në një konferecë për shtyp dhe akuzoi sërish qeverinë Rama, se ka fabrikuar e mbajtur me para dëshmitarin e rremë të çështjes Babale, Fredi Alizotin.

Sot, Salianji ka publikuar përgjime të reja dhe thotë se urdhrat që Alizoti të mbahej me para nga drejtuesit e policisë së Fierit i jepte shefi i madh, që sipas tij është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Rama u investua në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Por të verbuar nga pushteti ata lanë pas në dosje gjurmë të falsifikimit të provave. Dosja Xhafaj është prova më konkrete që Shqipëria është sot një narkoqeveri. Përgjigjet zyrtare të pazbardhura nga prokuroria në mënyrë të qëllimshme tregojnë se dëshmitari i Ramës është blerë. Faktojnë vendosjen e policies, prokurorisë nën urdhrat e një trafikanti që mori përsipër rolin e aktorit për të shpëtuar Ramën. Drejtuesit e policisë në Fier paguajnë Fredi Alizotin me urdhër nga ai që ka deleguar qepjen e kësaj historie. Është Fatmir Xhafaj”,- tha Salianji

Më 7 qershor 2018 siç dëgjohet edhe në audiopërgjim, Alizoti ka kërkuar nga drejtori i policisë së Fierit të takohet me shefin e madh.

Share: