Ditmir Bushati replikon me Top Channel, për lajmin se emëroi konsull nderi mashtruesin indian

Aktualitet Kryesore Politikë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas lajmit se ka emëruar si konsull nderi të Shqipërisë, njërin nga dy vëllezërit indian Nitin Sandesara, të kërkuar në vendin e tyre, për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë.

Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet. 

Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës.

Për sa kohë kjo nuk ka ndodhur me lajmin e publikuar në Top Channel, e ndjej për detyrë të informoj opinionin publik se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. 

Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në menyrë rigoroze procedura”, shkruan Bushati.

Megamashtrimi prej 725 milion dollarë i Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ka ndodhur në periudhën kohore 2008-2011 por do të zbulohej ne 2018, kur një prej drejtorëve të bankave iu kap një pagesë rryshfet dhënë nga dy vëllezërit.

Vëllezërit Sandesara dhe dy drejtuesit e kompanive të tyre u shpallën në kërkim nga drejtësia indiane por mundën të arratiseshin për Emiratet e Bashkuara.

(TemA)

Share: