Kreu i ekzekutivit ka reaguar sërish pas mbylljes së protestës së opozitës, e cila zgjati për rreth 5 orë.
Në një postim në Twitter ai u është drejtuar protestuesve duke i pyetur nëse “është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?”.
Ndërkohë banorëve të Vlorës ai u drejtohet duke u thënë se “Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë”.
Sakaq për Policinë e Shtetit ai ka shkruar se “ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! #Respekt”
Reagimi i plotë i Ramës:
Për Protestuesit:Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?Për Vlonjatët:Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë,anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit:Ishte dita për të bërë dallimin e madh.Ju e bëtë! #Respekt