Lezhë/ Përplasen dy automjete, një i vdekur

Kronikë

Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme pas një aksidenti në zonën e Lezhës, sipas News 24.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Lezhë-Laç në vendin e quajtur Kryqëzimi i Treshit, pranë fshatit Spiten.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Share: