Përgjimet/ 30 mijë euro për vrasjen e Jurgen Kurtit, të arrestuarit nuk tregojnë porositësin

Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Jurgen Kurtit, pranë banesës së tij në Tiranë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Tre të arrestuarit ditën e sotme, të cilët janë të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit i cili është në kërkim, kanë pranuar krimin në polici.

Ata kanë shpjeguar edhe mekanizmin se si është planifikuar ekzekutimi, por kanë refuzuar të tregojnë emrin e atij që ka porositur vrasjen, shkruan panorama. Për këtë rast janë kryer përgjime dhe dyshohet se vrasja është kryer me pagesë dhe shifra kap vlerën e 30 mijë eurove.

Policia vuri në pranga ditën e sotme Elsi Levendin, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Policia sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze. Gjithashtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarakë, një sasi prej 2470 Euro e Lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Jurgen Kurti u ekzekutua me armë mbrëmjen e 18 Marsit, poshtë banesës së tij në kryeqytet. Kurti ishte një emër i njohur për policinë, pasi gjatë vitit 2016 dhe 2017 u përfol si autor i dyshuar në dy vrasje, të cilat më pas nuk u provuan dhe ai u la i lirë.

Share: