Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme te spitali i Traumës për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve që po marrin mjekim, pas tërmetit të fuqishëm që tundi dje vendin.
Ai ka dhënë edhe një deklaratë për mediat, teksa ka falënderuar mjekët për punën e bërë.
Kryeministri ka siguruar qytetarët se do të merren masat e nevojshme, ashtu siç po ndodh me banorët e Korçës, që u goditën nga tërmeti në fillim të qershorit.
“E mira nuk ka fund asnjëherë, por gjithçka ka funksionuar më së miri edhe fatit që nuk ka pasur goditje ekstreme. Duhet pak durim sepse situata është e kapërcyeshme. Ne nuk kemi shkopin magjik. Nuk kemi dëmtime të natyrës së humbjes së jetës së njerëzve, nuk kemi dëmtime të strukturave të banimit që mund të lënë familjet pa strehë. Duhet të marrim fryjmë të lehtësuar tani duhet të jemi në territor“, tha Rama.