Ministri në detyrë Gent Cakaj ka shkarkuar nga ministria e Jashtme mbi 20 diplomatë.
Lajmin e bëri me dije vetë ministri në një konferencë për mediat para pak minutash.
Ndërkaq, zbulohet emri i parë, nga lista e të shkarkuarve, ende jo transparente për publikun.
Mësohet se Cakaj ka shkarkuar konsullin shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku. Arsyet e shkarkimit të tij nuk dihen por ministri në detyrë e cilësoi këtë ‘një reformim të diplomacisë shqiptare’.