hkrimtari Erich Maria Remarque, ishte një person jashtëzakonisht i zhytur në mendime, tejet inteligjent, me një shpirt jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe talent të hollë, të cilin ai gjithnjë dyshonte nëse e zotëronte. Librat e tij, janë shprehje të sinqerta të ndjenjave të vërteta, si dhe karaktereve të gjalla që dolën nga vetë jeta dhe zemra e autorit.
Në romanet e Remarque, dashuria është e pasionuar, e konsumuar deri në fund, dhe e pavdekshme. “Lufta e tij” është e tmerrshme, ajo rrënon vullnetin, besimin dhe fatin e dikujt. Librat e tij kanë të bëjnë me brezin e humbur – “të humbur” në kuptimin që vlerat e trashëguara të tij, nuk qenë më të rëndësishme në botën e pasluftës, dhe për shkak se pjesëtarët e atij brezi mendonin se nuk kishin më vend në mesin e të gjallëve.
“Askush nuk mund të bëhet më i huaj, sesa personi që dikur e dashuronit”.
“Sa me ngathtësi sillet një person, që ka rënë vërtet në dashuri! Sa shpejt zhduket vetëbesimi i tij! Dhe sa i vetmuar ndihet; të gjitha përvojat e tij të lavdëruara duket se janë zhdukur, ashtu si mjegulla, dhe ai ndihet kaq i dobët dhe i pafuqishëm”.
“Vetëm ai që e di se çfarë është vetmia, e njeh vlerën e vërtetë të takimit me të dashurit e tij”.
“Një grua bëhet më e zgjuar kur ka rënë në dashuri, ndërsa një burrë thjesht e humbet toruan”.
“Vetëm kur e braktisni dikë, bëheni plotësisht të hipnotizuar nga gjithçka që sillet rreth tij. Ky është paradoksi i dashurisë!”.
“Vetëm njeriu i palumtur e vlerëson lumturinë. Një njeri i lumtur, nuk ndien më shumë gëzim sesa një manekin. Ai vetëm sa e shfaq, por nuk e zotëron atë. Drita nuk ndriçon në dritë; ajo shkëlqen në errësirë“.
“Një njeri është më i fortë sesa fati i tij, deri në momentin kur dorëzohet”.
“Sa më primitiv është një njeri, aq më shumë konsiderata të larta ka për vetveten”.
“S’ka asgjë më të lodhshme, sesa të shohësh se si një person e tregon intelektin e tij, veçanërisht nëse nuk ka asnjë të tillë”.
“Cinikët kanë karakterin më tërheqës, idealistët më të keqin. A nuk është e çuditshme?”
“Gratë duhet të adhurohen ose të braktisen. Çdo gjë tjetër është vetëm një gënjeshtër”.
“Çfarëdo që ju nuk mund ta keni, duket gjithmonë më e mirë se çdo gjë që keni. Kjo është romanca dhe budallallëku i jetës sonë!”.
“Thonë se jeta është e vështirë 70 vitet e para. Pastaj gjërat fillojnë të përmirësohen”.
“Jeta është si një varkë me vela, që ka aq shumë marinarë në bord, sa që mund të përmbyset në çdo kohë”.
“Pendimi është gjëja më e padobishme në botë. Asgjë nuk mund të kthehet pas, apo të ndryshohet. Asgjë nuk mund të fiksohet. Përndryshe të gjithë do të ishim shenjtorë. Jeta nuk do të thotë se që ne të jemi të përsosur. Ata që janë të përsosur, duhet të vendosen nëpër muzeume”.
“Ndonjëherë duhet të thyeni parimet tuaja. Përndryshe ato nuk do t’iu sjellin kurrë kënaqësi”.
“Është më mirë të vdesësh kur dëshiron të jetosh, sesa të jetosh kur dëshiron të vdesësh!”.
“Çfarëdo që ndodh me ju, mos e merrni kurrë si personale. Asgjë në këtë botë nuk është aq e rëndësishme”.