Majlinda Bregu, ish-ministrja e Integrimit, aktualisht në rolin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka treguar për jetën e saj personale në emisionin My Living në Vizion Plus.
Ish-deputetja e PD ka rrëfyer dhe raportet me bashkëshortin dhe fëmijët tashmë që është larg shtëpisë.
” Po mundohemi ta menaxhojmë te dyja palët sepse është e vështirë. Sigurish që unë them që është më e vështirë për mua sepse jam larg dhe vetëm. Nërkohë është dhe shqetësimi i mamit për fëmijët.
Ndjenja e fajit, unë nuk di ndonjë grua që ka vendosur të investojë në karrierë dhe ka një ambicje për të bërë përpara, mos ketë ndjenjën e fajit për fëmijët.
Për shembull, dje më thoshtë ajo zonja që kujdeset për fëmijët që djali ka pak hundë dhe unë tani gjithë kohës mendoja: “Uroj mos ketë temperaturë se pastaj do më duhet të kthehem më shpejt.
Por dhe shqetësohesh. Kështu që nuk është kollaj për asnjë nga palët. Nuk është kollaj për tim shoq që gjithsesi është në Tiranë dhe duhet të gjejmë mundësitë për t’u kombinuar dhe për t’u takuar në gjysëm të rrugës, diku jo shumë larg nga Tirana që mund të jetë Mali i Zi, që mund të jete Prishtina sepse Sarajeva është më larg. Kështu gjejmë mundësi për të qënë bashkë”, thekson ajo.
Intervista e plotë
Bruna: Sa aromë e mirë, kafen e mëngjesit e pi në shtëpi?
Majlinda: Kafen e mëngjesit në shtëpi, ndonjëherë dhe dy. Varet se kur zgjohem sepse zakonisht është kohë e keqe. Në momentin që ngrysesh në një ditë të mirë dhe zgjohesh dhe sheh që ka filluar bora ose shiu, të duhen dhe dy kafe në mëngjes që të zgjohesh mirë.
Bruna: Ke ndonjë rutinë tënden që e bën para se të dalësh nga shtëpia të cilën ti e respekton kudo që të jesh, Tiranë, Sarajevë, Bruxelle apo kudo tjetër ?
Majlinda: Jo për fatin e mirë nuk kam fillura tek faza e fiksimeve. Zakonisht bëj ritualin e mëngjesit, atë ujin me limon të ngorhtë.
Bruna: Ja uji me limon është një zakon i shëndetshmë për shembull.
Majlinda: Po këto gjërat e vogla mundohem që t’I bëj. Për fat të mirë kam një lokal sa zbres nga shtëpia ku mund të marr direkt lëngun e frutave me gjithë portokallin, karrotën dhe xhinxherin e mundshëm dhe pastaj përvec kafes në shtëpi direkt në punë.
Bruna: Mëngjes nuk konsumon?
Majlinda: Ato gjërat e vogla që hahen në mëngjes, dy biskota ose cornflakes, por kur jam me vrap edhe e bëj më hile.
Bruna: E nis ditën herët, zgjohesh herët?
Majlinda: Unë në zyrë duhet të jem maksimumi në orën 9. Nuk kam gjumë të rregullt, mund të fle herët pastaj zgjohem nga ora dy e mëngjesit, filloj të merrem me celularin dhe të lexoj. Mund të më zërë gjumi në ora dy ose tre dhe pastaj zgjohem në ora 7, dmth varet se si e kam ritmin sepse unë jam dhe shumë pak ne Sarajevë. Jam në Sarajevë vetëm në ditët që duhet të jem në zyrë dhe kam takime këtu. Pastaj është rutina e udhëtimeve dhe me udhëtimet nuk arrij të bëj gjumë të rehtashëm sepse janë oraret e avionëve.
Bruna: Shtëpia shumë e këndshme dhe e rehatshme.
Majlinda; Kjo është një shtëpi me qera, një apartament për të cilin kërkuam gjatë në fillim, por arritëm të identifikojmë një, që është në qendër shumë afër me pjesën e pedonales, ka te aksesueshme pjesën e pazareve dhe nuk është larg me punën.
Bruna: Ke sjellë disa gjërat të tuat në shtëpi.
Majlinda: Kam sjellë disa që më duheshin pastaj pjesa më e madhe e mobiljeve janë të apartamentit.
Bruna: Çfarë ka tënden këtu, përveç veshjeve patjetër?
Majlinda: Ndonjë filxhan, ndonjë foto, ndonjë jastik të vogël. Isha me fat se gjeta që apartament që kishte shije dhe nuk duhej të ndryshoja çdo gjë.
Bruna: Kush i bën punët në këtë apartament ?
Majlinda: Unë rri shumë pak këtu. Në tre muaj unë kam qënë vetëm 14 ditë në Sarajevë. Nuk është shtëpia aq e madhe sa të të lodhë kështu që ja dal vetë.
Bruna: I bën vetë dhe punët e shtëpisë.
Majlinda: Jam mësuar me më shumë, nuk më shqetëson kjo. Për më tepër kur je vetëm.
Bruna: A fton miq në këtë shtëpi?
Majlinda: Hë për hë kemi ardhur vetëm familjarë. Shumë pak kam pritur shoqe. Kam pritur që të largohet dimri për shkak të rrugës që është shumë e vështirë dhe duhen dy ditë që të jem e lirë dhe t’i kushtohem.
Bruna: Ornela ka ardhur për vizitë?
Majlinda: Jo, jo Ornela nuk ka ardhur për vizitë se Ornela nuk jeton as në Tiranë, jeton në në Madrid dhe është më e komplikuar se unë as nuk jam këtu. Të parët që patët fat të më kapnit këtu jeni ju.
Bruna: Mbrëmjet e tua si janë në këtë shtëpi? Për aq kohë sa të duhet të jesh këtu ?
Majlinda: Unë mbaroj shumë vonë në zyrë dhe nuk kthehem dot para orës 6 mbasdite. Gatuaj dhe e kam me qejf atë pjesë, për të ngrënë një darkë, pastaj ka një shpikje kohët e fundit që është Netflix.
Bruna: Pra nuk i preferon restorantet.
Majlinda: Nuk bëj ndonjë heroizëm në këtë pjesë e kam bërë gjithmonë, e bëj me qejf. Kështu që ato gjëra që bëj me qejf vazhdoj t’i bëj.
Bruna: Çfarë të pëlqen të gatuash?
Majlinda: Nuk i hyj mundimit të tenxherve me gjellë se duke qënë vetëm preferoj këto që bëhën shpejt, pastat, supat, filetot e pulës, një gjë të vogël. Për fat të mirë kemi gjetur disa dyqane që kanë peshkun të mirë, dhe furnizimet nga Tirana nuk mungojnë, me makinë. Djathin për shembull që mund ta marrësh me vete, në shijen tënde, frutat duke parë që dimri është më i egër dhe ke vështirësi për t’i gjetur. I sjell dikush kur vjen me makinë ose në të kundërt pastaj arranxhohesh.
Bruna: Vazhdon të jesh gjithmonë shumë elegante. Bën aktivitet fizik? A shkon në palestër duke qenë se në Tiranë e frekuentoje?
Majlinda: Nisa dhe këtu se kam një palestër shumë të mirë që është përbvallë më zyrën. Shumë e madhe e mirë por nuk përputhen dot oraret kollaj. Unë kam qejf që palestrën të kem mundësi ta bëj në mëngjes sepse kam ditën përpara. Mbasditja del nga zyra i lodhur dhe përton të shkosh, por nuk e bën dot gjithmonë. Kështu që kam vendosur të marr një pass ditor sa herë që kam mundësi për të shkuar dhe pastaj ka dhe mundësi alternative. |
Bruna: Të cilat janë?
Majlinda: PO ke shtëpinë, mund të bësh plan në shtëpi, ke llastiqet, nëse ke fuqi dhe ke nerva por mos kujto se ja dal gjithmonë se nuk jam përditë aq në qejf sa për të bërë dhe ushtrime.
Bruna: Edhe për shkak të kësaj interviste por dhe me herët kam ndjekur daljet e tua në publik, gjithmonë për t’u komplimentuiar stili yt i veshjes. Pa ekstravaganca, me ngjyra në harmoni me njëra- tjetrën. Kujdesesh vetë ?
Majlinda: Vetë. Unë e di se cfare dua dhe e di cfare me pëlqen dhe sipas pozicionit të punës ku ka edhe një kod veshjeje.
Bruna: Ka ndryshuar disi garderoba jote me postin e ri?
Majlinda: Për fat të mirë kam marrë të gjitha fustanet që kisha kur isha ministre. Edhe gjërat më të trasha për t’i veshur. Kam gjysmën e garderobës të cilën nuk e kam falur që nga koha kur Tefta qepte shumë për mua dhe vazhdoj i marr me vete përpos atyre gjërave që janë të përditshme.
Bruna: Të pëlqen të bësh blerje ?
Majlinda: Më pëlqen të vesh ose të kem gjërat që dua por nuk jam ne pjesën e manisë. Kam dëshirë për të parë, dua të testoj kreativitetin dhe të shoh nëse ka dicka të re. Pastaj kam inetresa të tjera! Diku do ti marrësh një dicka djalit, diku vajzës dhe nuk kam kohë.
Bruna: Vura re se aksesorët që zgjedh janë të vegjël, të cilët sjellin nje elemtn shkëlqimi, jo më shumë se kaq.
Majlinda: Tani që i thua ti filloj dhe i mendoj, por që janë gjëra që bëhen pjesë e jotja. Mbaj mend që në fillim fare, në vitin 1994 një nga rrugët e para jashtë shtetit, në Itali, dhe im shoq atëherë, ne sapo ishim fejuar e thoshte gjithë kohës: Ndërkohe që të gjithë shkonin të rendnin te STENDA, ku kishte rroba. Unë ndaloja tek të gjitha dyqanet që kishin bizhu, vëthë sepse kisha qejf të shihja pjesën e fantazisë se si ishin perktheyr në një art apo një dicka që mund të përdorej për ty. Por në momentin që bëhet pjesë e jotja e statusit tënd e personaliteti tënd, dhe rri më ty, unë nuk e vë re, e vë re ti. Për mua është një gjë e zakonshme. Unazën që ma ka dhënë Ornela per shembull, nuk mungon asnjehërë, është bërë pjesë e imja.
Bruna: Për krehjen dhe për make up, kujdesesh vetë ?
Majlinda: Këtu apo kur jam me udhëtime, gjej dikë,për të bërë krehjen. Kam identifikuar dy tre vende, ku kam mundësi të krihem me qetësi. Pjesa tjetër kudo që të ndodhë.
Bruna: Po për dalje të rëndësishme ?
Majlinda: Bruna nuk i kushtoj aq vemendje sa duket. Ja kam marrë dorën që kur isha në TV vetë. Nuk është problem është pjesë e rutinës. E di këtë gjë që kur jam 20 e sa vjeç kështu që nuk me shqetëson.
Bruna: E bën gjithcka të duket shumë e lehtë!
Majlinda: Po mirë, faleminderit.
Bruna: Si është për një politikane që për shkak të punës I duhet të jetojë në një vend tjetër ose në vende të tjera. Si e menaxhon ti dhe si e menaxhon familja jotë këtë gjë ?
Majlinda: Po mundohemi ta menaxhojmë te dyja palët sepse është e vështirë. Sigurish që unë them që është më e vështirë për mua sepse jam larg dhe vetëm. Nërkohë është dhe shqetësimi i mamit për fëmijët. Ndjenja e fajit, unë nuk di ndonjë grua që ka vendosur të investojë në karrierë dhe ka një ambicje për të bërë përpara, mos ketë ndjenjën e fajit për fëmijët. Për shembull, dje më thoshtë ajo zonja që kujdeset për fëmijët që djali ka pak hundë dhe unë tani gjithë kohës mendoja: “Uroj mos ketë temperaturë se pastaj do më duhet të kthehem më shpejt. Por dhe shqetësohesh. Kështu që nuk është kollaj për asnjë nga palët. Nuk është kollaj për tim shoq që gjithsesi është në Tiranë dhe duhet të gjejmë mundësitë për t’u kombinuar dhe për t’u takuar në gjysëm të rrugës, diku jo shumë larg nga Tirana që mund të jetë Mali i Zi, që mund të jete Prishtina sepse Sarajeva është më larg. Kështu gjejmë mundësi për të qënë bashkë.
Bruna: Sa herë në ditë dëgjoheni në telefon? Me kë flet më shpesh, me djalin?
Majlinda: Sa herë që ka mundësi. Tani fati i mirë përpos të këqijave të teknologjisë është video call, të paktën je me kamera dhe ke mundësi t’i marrësh. Por gjatë ditës vështirë sepse më kap rutina e punëve kështu që vështirë.
Bruna: Po në mbrëmje?
Majlinda: Në darkë pastaj është ndryshe, sepse në darkë i gjen të gjithë në një vend kështu që kemi mundësi të flasim.
Bruna: Të thonë, na mungon, na ka marrë malli për ty ?
Majlinda: Aq të vegjël nuk janë. Vajza është e madhe por dhe djali, mallin sigurisht që e kanë. Unë kur kthehem në Tiranë ai është kujdesi kryesor sepse ne të tjerët jemi gjithsesi më të rritur. Por e vendosëm bashkarisht këtë gjë, nuk ishte një vendim që mora vetëm unë dhe besoj që ishte zgjidhja më e mirë.
Bruna: Si është të kesh një jetë me agjendë, të planifikuar për periudhën më të madhe të vitit.
Majlinda: Për mua nuk ëshët se ka ndonjë ndryshim të madh sepse për shumë vite kam qënë në këtë stil pune. Duhet të ndash mendjen me veten që je gjithë kohës ‘up in the air’ dmth, që je në ajër, që je gjithë kohës duke tërhequr një valixhe mbas vetes. Do të duhet të llogarisësh udhëtimet të cilat marrin një javë apo dhjetë ditë. Duhet që mes këtyre rrugëve të ndash që weekendin të jesh me familjen dhe të gjitha këto herë pas herë e bëjne ditën dhe gjëndjen në një përpjekje të vazhdueshme. Mua nuk më shqetëson sepse nëse do të ishte një ditë, një javë apo një muaj “pjatë” nuk jam unë.
Bruna: Për të mësuar më shumë rrth punës tënde dhe profilit të punës do të kisha kënqasi të të mund të bëja dhe një vizitë në zyrë.
Majlinda: Keni ardhur që keni ardhur deri këtu, mirë është të vish edhe në zyrë dhe të përdorim këtë dy orëshin sepse pastaj dhe mua më duhet të vazhdoj, por me këtë rast dhe i hidhni një sy, megjithëse do t’ju sugejroja që të kishit mundësi të shikonit pak qytetin, pavarësisht se nuk është koha e mirë.
Bruna: Pashë dicka ndërsa vija, por ndoshta gjatë ditës do të kemi mundësi të bëjmë një shëtitje të dyja që të kemi mundësi të më tregosh dicka.
Majlinda: Mos mendo që unë e njoh shumë mirë sepse të thashë që kam patur mundësi të rri shumë pak. Për hir të punës kam më shumë informacion teorik se sa praktik, megjithatë dy tre zona që janë me interes, nëse do të kemi kohë pastaj, patjetër.
Bruna: Jemi në zyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Si erdhi tek ju ky post?
Majlinda: Nuk erdhi asgjë tek unë, ishte një porçes gare i mirëfilltë, për të marrë detyrën dhe në atë proçes gare, votimi lobimi dhe të gjitha me rradhë, në fund fare fitova unë dhe Shqipëria, sigurisht në vend të parë Shqipëria dhe pastaj unë.
Bruna: Cili ishte ai momenti që ju vendosët të konkuroni për këtë post?
Majlinda: Ishte një moment kur me ndërgjegjësimin që të vjen kur fillon e piqesh pak më shumë, me maturimin, kuptova që nuk më jepte më asgjë pjesa e politikës së brëndshme dhe për më tepër që siç dihet dhe siç erdhën rrethanat, në vitin 2017, ku një pjesë e mirë e atyre që kishin patur një mandat por dhe prej figurave të Partisë Demokratike ngelën jashtë listave të parlamentit, me vendimmarrje të kryetarit aktual të Partise Demokratike. Sigurisht që pati një moment vakumi dhe vendosa, të ndaj mëndjen sepse unë nuk rri duke bërë viktimën për një kohë të gjatë, nuk rrij duke qarë, nuk qurravitem e thënë në shqip, kështu që vazhdoj përpara. Ndryshe do të kisha rënë prej kohësh.
Bruna: Kur kandidove për këtë post, nuk vije nga rradhët e qeverisjes, a e pate të vështirë të merrje dakordësinë e tyre?
Majlinda: Posti nuk parashikon që ti duhet të vish nga qeveria. Detyra parashikon një status të një personi dhe figure politike me njohje dhe kontribut në procesin jo vetmë të integrimit po të qasjes dhe afrimit të rajonit me Europën në përgjithësi dhe sigurisht që të kishte mundësi që të përfaqësonte në mënyrë të barazvlefshme të gjitha vendet. Nuk pati kundërshti. Unë e kam vlerësuar dhe sigurisht e kam respektuar si një akt normal civilizimi i cili duhet të jetë kështu gjirthmonë.
Bruna: Për të kuptuar më shumë, si është një ditë e jotja e punës?
Majlinda: Kemi disa agjenda kryesore për të cilat jemi i gjithë stafi tërësisht i angazhuar, për ne, të paktën deri nga Korriku është periudhë sfidash. Kemi agjenden kryesore dhe shpresojmë të jemi të suksesshëm ta firmosin shumë shpejt, atë të uljes së tarifave të celularëve roaming, për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Pra duke filluar nga ky vit, do kemi uljen e tarifave. Nëse je në Sarajevë mos kesh frikë të hapësh telefonin dhe internetin se do të vijë fatura pastaj kur të kthehesh shume e lartë. Ështe tjetra që ka të bëjë me njohjen e titujve dhe diplomave për katër profesione. Pra për një djalë apo vajzë që mbaron studimet për mjekësi, apo dentist apo inxhenjer në Shkup ose në Tiranë, të ketë mundësinë nëse do dhe nëse gjen një punë të punojë dhe ta ushtrojë profesionin në Beograd, Podgoricë, Sarajevë e kështu me rradhë. Për të punuar nesër në vëndet e BE, sikurse Europa ka bërë mes vetit me profesionet e saj.
Bruna: Nëse mund të me tregosh për stafin, organikën në varësinë tënde, është një staf i madh dhe a ka shqiptarë?
Majlinda: Stafi është i madh, por nuk duam të na marrin më sysh kaq shpejt, prandaj nuk I tregojmë të gjitha. Ka shqiptarë në staf, ka nga të gjitha vendet. Stafi lokal është nga Bosnja Hercegovina dhe të tjerët pastaj janë në bazë të pozicioneve dhe konkurseve kur hapen.
Bruna: E shoh që në ambjentin e zyrëS e ke sjellë Shqipërine, përmes pikturave të piktorëv më të njohur, albumeve, …
Majlinda: Nuk kemi sjellë shumë detaje sepse dua të kemi një lloj barazie, dritëpeshimi. Por ajo është një dhuratë që nuk mudn të mos e merrja sepse Ibrahim Kodra është ndërkombëtar dhe nuk besoj se thyej ndonjë rregull insntitucional. Ka pamje nga është Spliti, është Rumania, janë më rradhë të gjitha vendet. Të tjerat janë nga shtëpia dhe bëjnë pjesë në ato gjërat që kam sjellë.
Bruna. T’u desh kohë që të ambjentoheshe me pozicionin tënd të ri?
Majlinda: Përshtatem shpejt kur e kam ndarë mëndjen. Në momentin që e ke ndarë mendjen, let’s do it. Është e vetmja rrugë.
Bruna: Për një politikane në karrierë, që ka patur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri. Në raport me to, si qëndron pozicioni aktual i punës si Sekretare e Përgjithshme?
Majlinda: Nuk është rastësore që dhe paraardhësit që kanë qënë këtu vinin nga rradhët e politikës. Ky pozicion kërkon ta kesh kaluar atë fazën e trajnimit apo luftës së politikës së brëndshme për t’i parë gjërta më ftohtë dhe në mënyrë më të shëndetshme. Arrin të gjykosh zhvillimet, ecjn, problemet që ka secila nga ekonomitë në të gjithë rajonin apo dhe më tutje. Unë kam pak ose aspak kohë, sot darkave kur tentoj të lexoj për të ndjekur në mënyre reale atë që ndodh gjatë ditës.Ndërkohë kur jam në Tiranë bombardohem me mesazhe për zhvillimet politike, të politikëes së brëndshme, dhe as më lejohet dhe as jam e interesuar për të bërë komente për politikën e brendshme më.
Bruna: Nga ky kënd në të cilin je tani çfarë mendon për politikanët shqiptarë, jo për politikën.
Majlinda: Në politikë është personaliteti, veprimi ajo që e bën politikën. Nuk bëhët politika vetëm me ëndrra. Pra në momentin që ke vendosur të kesh veprim atëherë e provon veten si politikan. Përndryshe është e pamundur. Një fitues e ka më kollaj dhe e ka detyrë kryesore t’i japë vetes dhe të identifikojë një aksion të qartë politik. Një humbës mund të bëjë çdo gjë në momentin që pastaj është humbës por dhe ka vendosur të jetë humbës. Në rastin që ke dëshirë dhe vullnet për të ndryshuar sigurisht që të kalosh tek aksioni dhe jo tek retorika.
Bruna: Nëse do të më jepnit një emër të politikanit shqiptar që e respektoni më shumë, cili do të ishte?
Majlinda: Nuk është domosdoshmërisht një njeri, mund të jenë elemente të ndryshme që i respektoj në njerëz të ndryshëm. Tek dikush mund të vlerësoj më shumë maturinë, të dikush tjetër luftën, të dikush tjetër eksperiencën.
Bruna: Po politikani i cili mendoni që ka bërë më shumë gabime?
Majlinda: Nuk besoj se ka një politikan që nuk ka bërë gabime. Besoj që ndarja duhet të jetë në momentin kur vendos ta pranosh atë që ke bërë gabim dhe të ndërtosh mbi të në momentin që ke një alternativë më të mirë. Të bëhesh i njohur vetëm duke u viktimizuar gjithë kohës atëherë nuk nuk quhet gabim, quhet faj dhe paaftësi.
Bruna: A keni miq në PD të Shqipërisë ?
Majlinda: Kam miq kudo dhe nuk janë vetëm miq që janë vetëm në partinë demokratike, sikur kam dhe miq që nuk kanë ndarë asnjëherë të njëjtën bindje politike me mua por janë miq shumë të mirë.
Bruna: A e ke ndjerë paragjykimin në poltikë ?
Majlinda: Kur fillon e ngrihesh pak më shumë, bëhesh më shumë halë në sytë e atyre që nuk të duan. Kudo dhe ne Europë dhe në vendet më të zhvilluara po të shohësh ka prapë një lloj stepje për të promovuar gratë, ka prapë të njëjtën masë gjykimi dhe të njejtin metër për gratë në politikë. Lajmet të gjykojnë për flokët e krehur ose të pa krehur edhe për një takim ose për mënyrën se si prezantohesh dhe për buzëqeshjen. Pra ti bën lajm sidomos kur je grua në politikë për cdo gjë, mbase sepse dhe shoqëritë kanë filluar të bëhen pak më të cekëta në këtë gjë. Njerëzit e kanë më të lehtë të gjykojnë se sa të mendojnë.
Bruna: Të gjitha fotot që ti poston në rrjete sociale, në Shqipëri kthehet në lajm.
Majlinda: Ma thonë dhe vajzat e PR këtu, që në momentin që duan të prodhojn një lajm duhet të hedhin një foto timen që të kemi mundësi të na e lexojnë lajmin.
Bruna: Jo gjithmonë komentet që vijnë mbas fotove janë pozitive. I lexon apo preferon mos t’i lexosh?
Majlinda: Dëgjo unë sot jam 45 vjec dhe nuk pres fare të më ndikojë, të shoh veten apo të kem dyshime për veten për këtë sjellje në komentet e dikujt që nuk më njeh. Gjithmonë do ta shohësh veten në një sulm apo breshëri komentesh të pamerituara. Por nuk më shqetëson asnjë njeri që nuk më njeh dhe që në një moment të caktuar për hir të fasiltetit që i ka dhënë teknologjia nuk ka as emër, mund të paguhet si ndodh rëndom, ka bërthama digjitale që paguhen për të bërë këtë gjë, share të një lajmi apo një antilajmi po për të ndërtuar dhe sulmuar. Asnjë nga këto nuk arrin të më shqetësojë. Më vjen keq që kur shoh komente pozitive, ose mi referojnë, nuk kam kohë t’i përgjigjem, sepse një koment pozitiv mbështetje është gjithmonë për t’u vlerësuar. Por e kam të pamundur të kaloj kohë duke lexuar komente sepse përndryshe do të merresha vetëm më telefonin, FB, IG, Tëitter dhe me sa llogari sociale ka sot. Ndaj në këtë pjesë kam një kornizë shumë të mirë. Prandaj nuk me prek dot çdo gjë.
Bruna: Çfarë është për ty lumturia e përkryer ?
Majlinda: Një ditë me shi, në një shtëpi druri, në mes të pyllit ku të kishte dhe pak det. Dhe të kem mundësinë të leXoj në divan me orë dhe të mos më shqetësojë njeri. Ky është ideali që imagjinoj, mundësisht më një palë tuta në shtëpi e pa krehur dhe e pa lyer. Të kesh mundësinë të dëgjosh shiun por të kesh dhe gjelbërimin dhe një liqen apo det jashtë.
Bruna: Cila është frika jotë me e madhe ?
Majlinda: Të shoh të lënduar një person që dua.
Bruna: Cili është ai person i gjallë, që admironi më shumë.
Majlinda: Ka shumë njerëz tek të cilët atashohem për karakteristika të ndryshme. Do të thoja ime më për dhembshurinë për t’i parë të gjithë mirë sa ndonjëherë të ngre nervat se njeriu duhet të thotë, dhe do shajë dike që e ka bezdisur ose i ka bërë keq. Ndërsa ajo ka një qetësi të jashtëzakonshme në këtë pjesë duke besuar që çfarë haku nuk merr dot njeriu të gjitha haqet i merr Zoti dhe në këtë aspekt do të thoja që është ajo. Im atë po prapë nga ana tjetër me atë dëshirën dhe vullnetin e mirë për të qënë i përkushtuar më familje. Më kanë bërë habi, prindërtit e tim shoqi, bëja habi dhe thoja si ka mundësi, njërëz që kanë vuajtur nëpër burgje, internime, i kanë masakruar, i kanë vrarë vëllezërit, nuk kanë parë vellain për shumë vite se është arratisur.kanë patur një vullnet dhe një dëshire për të parë përpara. Këtë mungesë të sensit të hakmarrjes, nuk e shoh as te im shoq. Pra në njerëz të ndryshëm gjej vlera të ndryshme.
Bruna: Cili është personi historik më të cilin do të doje të identifikoheshe ?
Majlinda: Nuk e kam menduar por kohët e fundit duke qenë se u përfshimë për të krijuar një projekt dhe një program për të sjellë më shumë gra në tregun e punës në rajon të cilin ne e kemi quajtur: Ëe! Më është dashur që të kthehesha pas në kohë për të riparë histori të grave të cilat kanë ndryshuar rrjedhën e fatit jo vetëm në Europë por edhe në botë. Një grua e cila më ka goditur dhe më ka bërë përshtypje që them se është një nga figurat pak të njohura por shumë interesante ka qenë Presidentja e Parë e Parlamentit Europian, Simone Veil. Jo më kot ne këtë inisiativë e kemi quajtur: Ëe! Listen to ëoman! Sepse Simon Veil kishte kaluar Auschëitz– in, mbijetoi, u zgjodh ministre e Shëndetit në Francë, propozoi ligjin për abortin për herë të parë në Francë dhe pavarësisht se kishte kaluar një lumë me vështirësi në jetë mori në mënyrë të pamerituar sulmet më të ndyra që mund të merrte një grua pse propozonte ligjin e abortit. Fjalimin e saj në Parlamentin Francez e nisi gati duke qarë dhe tha: Just, listen to ëoman!Vetëm dëgjojini gratë! Më pas u zgjodh Presidente e Parlamentit Europian, e para grua. Sot është e varrosur në Panteonin e Heronjve në Paris dhe për ironi të fatit ende aty shkruhet: Këtu kombi nderon burrat e tij!
Bruna: Ndërkohë që aty prehet edhe kjo zonjë më të cilën do të doje të identifikoheshe!
Majlinda: Jo nuk them për t’u identifikuar por e permenda si një histori e cila fatkeqësisht ka një fill të padukshëm i cili i lidh gratë në politikë dhe në vendimmarrje, pavarësisht se në nivele të ndryshme prej shumë e shumë vitesh. Pra shumë gjëra mendojmë që kanë ndryshuar por nuk është kështu. Sfida dhe doreza që të hesh një grua është vështirësisht e pranueshme në shoqëri dhe për më tepër kur gratë guxojnë duhet ta mendojnë mirë se do të jenë target i sulmeve të shumëfishta.
Bruna: Cili është tipari që nuk pëlqen te vetja?
Majlinda: Që nuk di të eci ngadalë dhe të bëj gjëra ngadalë.
Bruna: Po te të tjerët cfarë nuk të pëlqen?
Majlinda: Te të tjerët nuk pëlqej dot rehatinë dhe këtë cekëtinën. Kur shoh dhe takoj njërëz që u duket se jeta e tyre është 2240 mijë vjet dhe e nisin ditën duke u zgjuar nga gjumi në orën 11 dhe pastaj vazhdojnë me një kafe dhe dy kafe dhe nga dreka thonë kismet shohim se çfarë do të bëjmë dhe nuk kanë një program dhe nuk i ngacmon një gjë së brëndshmi dhe nuk kanë një betejë me veten këta janë njerëzit që mua më çmendin fare. Nuk e di se si ja dalin në jetë që të vazhdojnë dhe te ecin pak më tej.
Bruna: Me cilat gjëra e tepron ?
Majlinda: Nuk kam gjera me të cilat e teproj.
Bruna: Në cila rrethana do të gënjeje ?
Majlinda: Për të mbrojtur një njeri që dua apo diçka që dua.
Bruna: Cili është rrugëtimi yt i preferuar ?
Majlinda: Kohët e fundit ai për në shpi ku takoj kalamajtë.
Bruna: Cilën shprehje përdor më shpesh gjatë ditës.
Majlinda: Varet nga rrethanat. “Rrofsh” nëse jam me shqiptarë, “good” është një nga fjalët që përdor më shpesh në zyrë, dhe pasatj varet nga rrethanat dhe nga gjuha.
Bruna: A ka diçka të cilen e ke bërë dhe je ndjerë keq apo je penduar për atë gjë?
Majlinda: Sigurisht që ka plot gjëra të cilat në një moment kam dashur që të mos i kem bërë. Por nuk besoj se kam gjëra madhore të cilat të kenë ndryshuar rrjedhën time apo të më kenë lënë gjurmë kaq shumë sa ta ndjej veten keq.
Bruna: Kush apo çfare është dashuria më e madhe e jetës tënde ?
Majlinda: Dy fëmijët e mi.
Bruna: Cila është gjëndja emocionale momentale ?
Majlinda: Jam racionale, cool ose kullerke do thonin kosovarët. Nuk e di pse gratë fillojnë e bëhen keq kur thonë: “ U plaka”. Ka një gjë aq të mirë kur u rriske, sepse i sheh gjërat, i kupton më mirë, je më e pjekur, jo çdo gjë që të ka alarmuar para disa vitesh të alarmon tani. Ke një lloj sensi vëtëmbrojtje dhe e di se ku nuk duhet ta shqetesosh veten.
Bruna: Cfarë konsideron si arritjen tënde më të madhe ?
Majlinda: Atë që nuk e kam bërë akoma.
Bruna: E pritshme nga ti kjo!
Majlinda: Ajo që do të doja të tjerët të shihnin dhe që e shohin ata që më njohin është dëshira dhe gatishmëria për të bërë për të tjerët. Këtë gjë e kam ndonjëherë dhe me tepri. Vajzat e zyrës thonë ndonjëherë: “ Po normal se erdhi mami tani do dhe kujdeset për të gjithë“.
Bruna: Çfarë konsideron si mjerimin më të madh për nje njeri?
Majlinda: Të jetë një vetëmashtrues me PHD. Të jetë një njeri që nuk ndalet se mashtruari dhe gënjyeri veten.
Bruna: Cila është cilësia më e veçantë që ke?
Majlinda: Nuk gjykoj dhe nuk paragjykoj. Dmth gjëja e fundit që mua më bie ndërmend është që të paragjykoj një njeri dhe mundohem t’i kuptoj dhe ta ve veten ne pozicionin e secilit, mbase kjo është. Jam kaq e hapur dhe këtu e kuptoj që është problemi kryesor që ka një përplasje të madhe. Ngaqë unë nuk paragjykoj dhe jam shumë e hapur pres që të njëjtën gjë ta kenë të tjerët ndaj meje. Por nuk ke gjithmonë të njëjtin kthim të asaj që bën.
Bruna: Cfarë vlerëson tek një mashkull?
Majlinda: Që të jetë i aftë dhe të ketë sharmin të pranojë dobësitë e veta.
Bruna: Po të një fëmër ?
Majlinda: Që të ketë forcën dhe kurajon për të pranuar që të jesh grua është diçka e mrekullueshme.
Bruna: Cili është talenti që do të dëshiroje të kishe?
Majlinda: Unë këndoj, kërcej kudo ku jemi të mbledhur më duket sikur kam shumë talent për të dyja bashkë dhe i bëj me shumë qejf. Do kisha patur qejf që e para të kisha folur pak më shumë gjuhë të huaja dhe pianon është dicka që e kam patur qejf gjithmonë. Kur isha e vogël na conin në kurse dhe e ushtroja por tani mund të bëj vetëm disa nota bazë solfezh. Piano do të kishte qenë një gjë e bukur!
Bruna: Motoja jote në jetë cila është?
Majlinda: Ka kohë që më pëlqen një thënie e Churchill që thotë:“Në rast se ke vendosur të shkosh diku, nuk do të arrish kurrë nëse ndalon ti biesh me gurë çdo qeni që leh rrugës”
Bruna: Si ja del të jesh kaq e zonja me kaq shumë punë dhe kaq e kuruar ?
Majlinda: Jam me shumë punë, nuk kaq jam e zonja dhe nuk jam cdo ditë kaq e kuruar.
Bruna: Do të bëjmë një shëtitje në qytet ?
Majlinda: Do të dalim dhe në qytet. Shkojmë atëherë që mos vonohemi.
Bruna:Edhe kur punoje si Ministre e Integrimit në intervista të ndryshme ke thënë se në Tiranë të pëlqente të ecje më këmbë, nuk merrje makinë. Po këtu?
Majlinda:Më pëlqen të eci edhe këtu por kur është koha e mirë se zakonisht kur është borë nuk ecën dot edhe po të duash sepse është ftohtë dhe ne nuk jemi fare të mësuar me të ftohtë kaq të egër. Por ja si sot kur del dielli edhe mund të ecësh pak, pavarësisht se është pak ftohtë.
Bruna: Si të duket Sarajeva?
Majlinda: Janë njerëzit të butë, janë njerëzit të mirë! Përvec atij problemi që është madhor në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që është largimi i të rinjve dhe emigracioni të tjerët që punojnë në institucione janë të edukuar të shkolluar shumë mirë, flasin një anglishte shumë të mirë, pra kanë dëshirë për të bërë gjëra dhe e pranojnë realitetin por duke kërkuar ta ndryshojnë atë jo më nëpërmjet viktimizimit apo nëpërmjet rrebelimit vetëm për inat. Nuk kanë atë ndjesinë, meqënëse ne kemi vuajtur dhe kemi patur luftën në derë tani të bëjmë cfardo lloj gjëje vetëm për të rënë në sy si njerëz të cilët kanë vuajtur dhe kjo është një gjë që i dallon. Me sa kam parë gjatë kësaj kohe boshnjakët kanë një sens humori të paparë dhe një ironi e cila ndonjëherë të habit!
Bruna: Ku e sheh Rajonin pas disa vitesh?
Majlinda: E shoh në Europë, askund tjetër. E shoh të paktën të ketë qartësuar dhe të ketë kurajon për të vazhduar përpara. Është padyshim ai projekt i tolerancës dhe ai projekti i të sigurtës duke qenë të gjithë bashkë dhe i atyre standarteve që kanë munguar prej vitesh në vendet tona të cilat nuk i japin rrugë tjetër rajonit përvecse të jetë atje ku është gjeografikisht, në Europë. Pak rëndësai ka se cfarë forme do të ketë nesër organizimi politik. Ndonjëherë mendoj që është shumë më e rëndësishme që këtë retorikë të mbajtur prej vitesh të procesit të integrimit europian të rajonit dhe të vendeve tona të bëhet konkrete duke e prekur nëpërmjet zhvillimit real. Bashkëpunimi ekonomik është ai që mund të sjellë ndryshimin dhe paqtimin. Kjo mund të jetë rruga më e mirë për rajonin dhe kjo e afron atë në mënyrë reale dhe konkrete pastaj eshte me vendet e zhvilluara me Bashkimin Europian dhe me Europën në tërësi.
Bruna: Po nëse do të të pyesja ku do të doje të jetoje, do të ishte një qytet konkret?
Majlinda: Në Europë, në Tiranë, aty ku jetoj por gjithmonë në këtë hapësirë të përbashkët. Në Europën si kontinent, pak rëndësi ka vetëm pjesa e organizimit politik të Bashkimit europian, por në Europë.
Bruna: Cfarë të mungon nga Tirana?
Majlinda: E para më mungojnë njerëzit një herë, më mungojnë fëmijët, më mungon shoqëria dhe kam pak kohë sepse edhe kur jam në Tiranë, 2 ditë janë shumë pak. Atë kohë më duhet të shoh prindërit, motrën dhe kalamajtë dhe kam pak kohë dhe shoh se shoqet kanë filluar pak nga pak ta ndjejnë këtë mungesë, sidomos për atë grup mikeshash të ngushta me të cilat mblidhemi herë pas here. Pastaj ka tjetër tis jete Tirana edhe sepse ne jemi mësuar, dijmë ku shkojmë, njohim vendet, dijmë kafen ku shkojmë, dijmë restorantin, dijmë rrugën ku duhet të kalojmë dhe ku ndjehemi më mirë. Megjithatë nuk më shqetëson fakti që jam në një qytet tjetër sepse jam në punë dhe jam në lëvizje, nganjëherë e harroj edhe ku kam ndaluar, më pëlqen edhe kjo pjesa e kureshtjes për vende të reja dhe pastaj edhe përshtatja. Ajo që pëlqej më shumë tani që jam jashtë është fakti që nuk të njohin dh eke një jetë më diskrete, nëse në Tiranë e sheh veten pëpër foto paparazzi ku ti je ose duke ecur ose ose duke dalë nga dyqani i bukës, këtu je rehat se nuk të njeh njeri. Dhe njeriu ka nevojë edhe të ketë atë ndjesinë e privacy sidomos për dikë që është figurë publike ka shumë rëndësi ajo pjesa ku ti kalon dhe je në qetësinë tënde dhe je në vorbullën tënde të mendimit.
Bruna: Shoh se telefonin nuk e ke në duar. Ndodh që personazhet ta shohin hera herës telefonin dhe mendoja se një zonjë me kaq shumë angazhim do ti hidhte hera- herës një sy.
Majlinda: E kam me vehte, e kam në xhep por po mundohem ti kushtoj kohën e duhur të gjithave dhe mos mendo se nisim raketën. Kushdo që pretendon se është kaq i zënë sa i ikën raketa bosh në momentin që nuk përgjigjet, gënjën!
Bruna: Tashmë nuk është më habi të përgjigjesh në telefon edhe në takime të rëndesishme, apo jo. I referohem telefonatës së zotit Juncker ku bashkëshortja e tij e telefonoi disa herë dhe ai u përgjigjpërpara të pranishmëve se ishte dyshuesja e përhershme, bashkëshortja e tij. Kjo shkaktoi shumë humor në samit.
Majlinda: Këto janë histori të tjera pastaj që ndonjëherë prishin rutinen e burokracisë dhe nuk është keq sepse njerëzit janë njësoj kudo pavarësisht ndryshimeve apo karakteristikave që ka gjithësecili. Ne zakonisht nuk e ngrejmë telefonin kur jemi nëpër mbledhje dhe nëpër takime zyrtare pastaj për pjesën tjetër është krejtësisht normale.
Bruna: Jam e lumtur që erdha nga Tirana në Sarajevë për të takuar gruan e parë shqiptare që mban një post kaq të lartë në një institucion Europian. Të falenderoj që nuk tregove vetëm për profilin tënd të punës si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e vlerësova jashtëzakonisht që ndave me ne detaje shumë të ngrohta për stilin tënd të jetesës!
Majlinda: Ajo është vetëm një pjesë kështu që për aq sa pyete do të merrje përgjigje edhe për të tjerat!