TIRANE
Pas lirimit nga detyra të drejtorit të policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, mësohet kush do të jetë zëvendësuesi i tij.
Bëhet me dije se Skënderaj, që e mbante këtë post që nga shkurti i vitit 2018, do të zëvendësohet nga Rebani Jaupaj. Ky i fundit mban gradën drejtues i lartë.
KUSH ESHTE REBANI JAUPAJ
Rebani Jaupi nuk është emër i panjohur, pasi ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i Lartë u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018-ës kur u largua nga detyra Haki Çakos.
Në nëntor të 2015, Rebani Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.
Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.
Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.