Përveç debateve, në Kuvend deputetët me njëri-tjetrin shkëmbejnë dhe mesazhe të cilat shpesh herë nuk janë lënë pa u kapur nga syri i kamerave.
“Pre” e tyre, këtë radhë ka qenë ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku dhe deputeti i PS, Sadi Vorpsi.
Në bisedat mes tyre, duke qartë se Balluku nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës, Fiqiri Ismaili, me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.
Biseda e zbardhur nga A2 news
Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p**** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p*****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin
Vorpsi: Po po, e di
Balluku: Dhe po e bën shumë mirë
Vorpsi: Është djalë super ai
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…