Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ia ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se bashkinë Shkodër nuk do mund ta fitojë, pasi sipas tij, shkodranët e ‘urrejnë’ atë njëllojë si atin e tij shpirtëror.
Sipas tij, për këtë fakt kryeministri Rama ka mbyllur çdo fond investimi për qytetin verior, ndërsa thekson se ai e di mirë që nuk mund të shkelë në tokën e shkodranëve, e aq më pak të fitojë bashkinë.
Por Shkodra nuk harron dhe e di mire se cfare perfaqeson ti Edi Rama! Do te te jape pergjigjen e merituar ne zgjedhje si cdo here, prandaj ti nuk guxon te shkelesh aty, por krekosesh si gjeli maje plehut te zullumeve te tua, nga Tirana! Eja e provoje! Do te te tregoje vendin, sepse krenarine nuk ia perkuli dot as ati yt shpirteror gjakatar, e nuk ka shanse ta beje nje pinjoll i semure si ty! Nje keshille si mjek: kombinimi i ilaceve me substanca te tjera e nen temperatura te larta, rrezikon te te “zhduke” serish nga skena e shfaqjeve, qe aq shume i ke per zemer! TA HARROSH SHKODREN EDI RAMA! Te jesh realist, te ben mire per shendetin”, shkruan Bardh Spahia.