Vendimi më i keq që mund të merrni teksa ndjeni tërmetin është të dilni duke përdorur ashensorin. Jo pak qytetarë e gjetën si mënyrën më të shpejtë për të dalë nga pallati të ditën kur ra tërmeti. Por kjo është e rrezikshme pasi ashensori mund te bllokohet. Pothuajse të gjithë bien dakort se ashensorët nuk duhen përdorur por duhet të shmangen në raste të tilla.
Kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë më parë se në kuadër të vendimeve për situatën pas tërmetit, qeveria ka vendosur të sigurojë një ekzaminim të plotë edhe për ashensorët, në pallatet e ndërtuara pas viteve 90. Ndërkohë që pas tërmetit u eliminuan dyshimet për sigurinë e ndërtesave të ndërtuara vitet e fundit, Rama e vlerësoi e vlerësuar këtë si lajm të mirë.
“Objektivi është që të sigurohemi se ashensorët në përdorim plotësojmë kriteret dhe nuk janë të impaktuar teknikisht pas tërmetit”, tha ai. Ministria e Financave po punon mbi disa ndryshime ligjore lidhur me rritjen e elementëve të cilësisë së certifikimit sa i përket sigurisë së ashensorëve, sipas standardeve të bashkimit Europian, të cilat shumë shpejt do të dërgohen për miratim në Këshillin e Ministrave.