Gati 10 vjet para se të shpallte veten perandor të Francës, Napoleoni Bonaparti u përpoq të bëhej i famshëm edhe si romancier. Ai shkroi një novelë të quajtur “Klisoni dhe Evgjenia”, që është vetëm një rrëfim prej 100 faqesh, mbi atë se përse e dashura e Napoleonit nuk duhet të ishte ndarë kurrë prej tij.
Kjo e dashur ishte Dezire Evgjeni Kleri, dashuria e parë e madhe e Napoleonit. Ajo ishte motra e kunatit të tij, dhe ndërsa Napoleoni ishte në ushtri, ata u lidhën për rreth një vit. Napoleoni madje i kërkoi asaj të martohej me të, megjithëse raporti mes tyre nuk funksionoi.
Novela e tij është qartazi për Evgjeni Kleri. Ai as nuk shqetësohej për ndryshimin e emrit të heroinës. Në histori, Evgjenia është prezantuar si “motra më tërheqëse” e një gruaje më të mirë. Ajo lidhet me Klison, një ushtar fisnik, i mirë.
Pastaj Evgjenia tradhton Klisonin me një burrë tjetër. Romani, përfundon me Klison që shkon heroikisht vullnetar për të luftuar në vijën e frontit, duke shpresuar të vdesë si hero në betejë . Napoleonit iu deshën pra 100 faqe, për t’i treguar Evgjenisë se ajo do të ndihej tmerrësisht keq nëse ai vdiste. / bota.al