Bertrand Russell (18 maj 1872- 2 shkurt 1970), një nga mendjet më të ndritura njerëzore- në profetësinë e përjetshme mbi gjithçka nga ajo çfarë do të thotë me të vërtetë “një jetë e mirë” deri tek pse “një monotoni e frytshme” është esenciale për lumturinë për të dashur, per seks, dhe supersticionet tona morale.
Në vitin 1950, ai u vlerësua me çmimin Nobel në Letërsi mbi “varietetin dhe domethënien e shkrimeve të tij në të cilat lartëson idealet humanitare dhe lirinë e mendimit.” Më 11 dhjetor të të njejtit vit, Russell 78 vjeçar u ngjit në podium në Stokholm për të marrë titullin e kalorësit të madh.
Fjalimi i tij është një nga shtjellimet më të arritura të mendimit njerëzor të shprehur ndonjëherë në skenë.
Rassell fillon duke vënë në konsideratë motivin qendror që drejton sjelljen njerëzore:
“I gjithë aktiviteti njerëzor nxitet nga dëshira. Ka një teori tërësisht të rreme e dhënë nga moralista seriozë mbi efektin që është e mundur t’i rezistosh dëshirës mbi interesat e detyrës dhe parimeve morale.
Them se kjo është e rreme, jo sepse askush nuk vepron kurrë nga sensi i detyrës, por sepse detyra nuk përmbushet nga askush vetëm sepse ai dëshiron që të jetë i dhënë pas punës. Nëse dëshiron të dish se çfarë do të bënte njeriu, duhet të dish jo vetëm, rrethanat materiale, por të gjithë sistemin e dëshirave me forcat e tyre relative.
Njeriu ndryshon nga qeniet e tjera në një aspekt shumë të rëndësishëm, ai ka disa dëshira të cilat janë, të themi, të pafundme, që nuk mund të jenë kurrë të përbumshura, dhe që s’do ta linin të pushojë madje as në Parajsë. Muskuli Boa, pas një vakti të kënaqshëm, bie të flejë, dhe nuk zgjohet derisa të ketë nevojë për një tjetër vakt. Qeniet njerëzore, shumica, nuk janë kështu.”
Russell nxjerr në pah katër nga këto dëshira të pafundme- pangopshmëria, rivaliteti, krenaria, dhe dëshira për pushtet– dhe i shjegon me rradhë:
“Pangopshmëria – dëshira për të zotëruar sa më shumë të mira, është një motiv i cili, supozoj, e ka origjinën në kombinimin e frikës me dëshirën për nevojat. Një herë u miqësova me dy vajza të vogla nga Estonia, të cilat me zor i kishin shpëtuar vdekjes nga uria.
Ato jetonin në familjen time, dhe sigurisht kishin mjaft për të ngrënë por ato e kalonin gjithë kohen e lirë duke vizituar fermat e afërta dhe duke vjedhur patate, të cilat i vinin menjanë. Rokfeller, që në fëmijëri jetoi në varfëri të madhe, e kaloi jetën prej të rrituri në një mënyrë të ngjashme.
Sado që të fitosh, gjithmonë do të kërkosh më shumë; ngopja është një ëndërr që gjithmonë do të të shmanget.”
Në vitin 1938, Henri Miler artikuloi gjithashtu këtë drejtues themelor në meditimet e tij brilante mbi se si paraja u bë fiksim i njerëzimit. Dekada më vonë, psikologët modern do të paraqitnin këtë nocion “rutina hedonike.” Por për Russell, ky drejtues kryesor eklipsohet nga një tjetër edhe më i fuqishëm- prirja jonë për rivalitet:
“Bota do të ishtë një vend më i lumtur sesa është nëse pangopshmëritë do të ishin gjithmonë më të fuqishme sesa rivalitetet, por në fakt, një numër i madh njerëzish do e përballonin me gëzim varfërinë nëse do të mundnin po ashtu të siguronin një shkatërrim total të rivalëve të tyre.
Rivaliteti, thekson ai, lartësohet nga narcizmi njerëzor. Në një përshkrim që prek dyfish kontekstin e medias sociale të së sotmes, ai shpjegon:
“Krenaria është motiv i një fuqie të pandalshme. Çdokush që ka të bëjë me fëmijë e di sesi vazhdimisht ata bëjnë disa sjellje të çuditshme, teksa thonë “Më shikoni mua”, “Më shikoni mua” është një nga dëshirat më thelbësore të zemrës njerëzore. Mund të marrë forma të panumërueshme, deri tek ndjekja e famës pas vdekjes.”
Por impulsi më i fuqishm ndër të katërt, argumenton Russell, është dëshira për pushtet:
“Dëshira për pushtet është shumë e ngjashme me krenarinë, por nuk është e njejta gjë. Ajo çfarë krenaria ka për kënaqësi është lavdia, dhe është e lehtë të kesh lavdi pa pushtet… shumë njërëz preferojnë lavdinë në vend të fuqisë, por në përgjithësi këta njerëz kanë më pak ndikim në kursin e ndodhive sesa ata që preferojnë pushtetin në vend të lavdisë…
Pushteti, sikurse krenaria, është i pangopshëm. Asgjë më pak sesa gjithëfuqizimi nuk do t’i jepte më shumë kënaqësi. Dhe ashtu siç është veçanërisht vesi i një njeriu energjik, efektshmëria e dëshirës për pushtet është jashtë çdo pjese në frekuencat e saj. Është, me të vërtetë, deri tani motivi më i fuqishëm në jetën e njerëzve të rëndësishëm.
Dëshira për pushtet zgjerohet nga eksperienca mbi pushtetin, dhe kjo zbatohet në pushtetin e vogël gjithashtu në atë të fuqishmin.
Çdokush që ka vuajtur nga dora e një burokracie zemërngushtë- diçka të cilën Hana Arendt e kritikoi si një lloj të veçantë dhune- mund të vërtetojë me saktësi këtë ndjenjë.” Russell shton:
“Në çdo regjim autokratik, të fuqishmit bëhen tejet tiranik me përjetimin e kënaqësive që ofron pushteti. Sikurse pushteti mbi qeniet njerëzore tregohet duke i bërë ata të bëjnë ato çfarë nuk do të donin, njeriu i vënë në veprim nga dëshira për pushtet është më i prirur të shkaktojë dhimbje sesa të lejojë kënaqësi.”
Por Russell, vëzhgues i mprehtë i ndjeshmërisë së jashtëzakonshme ndaj ndryshimeve dhe dualiteteve në të cilat endet jeta, ai merr në konsideratë manifestimet e tij të frytshme:
“Do të ishte komplet gabim të përcaktosh dëshirën për pushtet si një motiv. Nëse do të drejtohesh nga ky motiv drejt veprimeve që janë të dobishme, apo drejt veprimeve të dëmshme, varet nga sistemi shoqëror, dhe nga kapacitetet e tua. Nëse kapacitetet e tua janë teorike apo teknike, ti do të kontribuosh në njohuri apo teknikë, dhe, si rregull, veprimi yt do të jetë i dobishëm.
Nëse je politikan ti mund të vihesh në veprim nga dëshira për pushtet, por si rregull ky motiv do të përfshihet në dëshirën për të parë disa çeshtje të zgjidhura.”
Pastaj Russell u drejtohet motiveve dytësore. Duke i dhënë jehonë ideve mbi ndërlidhjen mërisë dhe gëzimit në jetën njerëzore, ai fillon me termin e dëshirës për kënaqësi:
“Qeniet njerëzore e shfaqin superioritet ndaj kafshëve nga kapaciteti i tyre për mërzi, dhe pse ndonjëherë kam menduar, në ekzaminimin e majmunëve në kopështin zoologjik, që ata, mbase, janë në dijeni të këtij emocioni të lodhshëm. Sido që të jetë, eksperienca tregon që arratisja nga mërzia është një nga dëshirat më të mëdha të të gjithë qenieve njerëzore.”
Ai argumenton që kjo dehje nga dëshira për pushtet nxitet nga natyra sedentare e jetës moderne, e cila e ka prishur drejtpeshimin ndërmjet trupit dhe mendjes. Një shekull pasi Thorou krijoi çështjen delikate kundër stilit të jetesës sedentare, Russell shkruan:
“Struktura jonë mendore i përshtatet një jete me punë fizike vërtetë të rëndë. Kur isha më i ri, i kaloja pushimet duke ecur. Mund të bëja 25 milje në ditë dhe kur vinte pasditja nuk kisha nevojë për diçka që të më largonte mërzinë, sepse kënaqësia e të ulurit ishte e mjaftueshme. Por jeta moderne nuk mund të përmblidhet në këto parime të zellshme fizike.
Pjesa më e madhe e punëve është sedentare, dhe shumica e punëve manuale ushtrojnë vetëm pak muskuj të specializuar. Kur mblidhen turmat ne sheshin Trafalgar për të mbështetur vajtimin për shkak të lajmërimit të qeverisë e cila ka vendosur që t’i vrasë, ata nuk do të bënin kështu nëse të gjithë do të kishin ecur 25 milje atë ditë.
Kjo kurë për armiqësi është, gjithsesi, e pazbatueshme, dhe nëse rraca njerëzore mbijeton- gjë që mbase, është e padëshirueshme – duhet të gjenden mjete të tjera për të siguruar një dalje për energjitë fizike të papërdorura që prodhojnë dëshiren për pushtet….”
Kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë luftë që filloi në një sallë kërcimi.
Jeta e civilizuar është zbutur shumë, dhe, për të qënë më e qëndrueshme, duhet të ofroje dalje të padëmshme për impulse që paraardhësit tanë të largët i përdornin në gjueti… mendoj që çdo qytet i madh duhet të ketë ujëvara artificiale që njerëzit të mund të vozisin në kanione të frikshme, duhet gjithashtu të kenë pishina plot me peshkaqenë mekanikë. Çdo person që përkrah luftën duhet të denohet dy orë në ditë me këto monstra jogjeniale. Është serioze, dhimbja që provohet në këtë rast ofron shfryrjen konstruktive të dëshirës për kënaqësi.”