Dy automjete u dogjën këtë javë në Vlorë, duke e çuar në katër numrin e ngjarjeve dhe në 11 atë të makinave të shkrumbuara vetëm për tre muajt e parë të këtij viti.
Së bashku me shpërthimet me tritol pa pasoja në njerëz konsiderohen si atentate paralajmëruese në Vlorë.
Në 2 vitet e fundit janë shënuar 23 të tilla, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Por në asnjë rast hetimi nuk ka përfunduar me autorë të arrestuar.
Policia e Vlorës nuk ka hetues të specializuar në këtë fushë ndërsa pengesë është edhe fakti se laboratori i vetëm për gjurmë daktiloskopike ndodhet në Tiranë.
Nga ana tjetër, as objektivët e këtyre sulmeve nuk tregohen bashkëpunues.
Hetuesit argumentojnë se djegia e makinave apo vendosja e tritolit janë mesazhe të koduara që lënë pak gjurmë dhe nuk mund të zbardhen pa bashkëpunim./ora news