Jozefina Topalli është ndër figurat më të spikatura në politikë, pasi është e para grua që ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit.Edhe pse është 55 vjeçe, Topalli shfaqet para publikut gjithmonë në formë.
Ditën e sotme Topalli ka publikuar një foto në Instagram ku shihet duke shëtitur dhe shijuar rrezet e diellit në bregdet.
Ajo që vihet re në komentet poshtë fotos së postuar nga Topalli është se shumica e quajnë atë “presidente e ardhshme të Shqipërisë” dhe “të denjë për të drejtuar vendin”.