Edi Paloka ka paralajmëruar mosbindje civile.
Në prag të protestës së radhës së opozitës së bashkuar, nënkryetari i PD siguron se të gjitha gjasat shkojnë drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm.
“Do të bllokohen për rreth një orë të gjitha pikat kyçe të trafikut në Shqipëri. Një simbolikë qe tregon se protesta po shkon drejt përshkallëzimit” duke premtuar opinionit publik që nëse opozita do të hasë sërish “arrogancën e kësaj qeverie dhe kryeministrit” do të ketë edhe shkallë të tjera.
Dje u formalizua koalicioni që ka nënshkruar marrëveshjen e të gjitha partive parlamentare dhe jo që u zotuan që në Shqipëri mos të ketë më zgjedhje farsë, me kriter fillestar që Rama mos të jetë më kryeministër.
Jo Balla por të gjithë “pallat” të mblidhen bashkë nuk do t’i bëjnë ballë shqiptarëve”, deklaron me gjuhën e tij gjithmonë të drejtpërdrejtë”, tha Paloka.