Socialisti Arben Malaj i ka dal hapur në krah ish-ministrit Ditmir Bushati, i cili mbrëmjen e sotme pas përfundimit të punimeve të Kryesisë së PS tha se partia ka nevojë për reformë dhe shfarosjen me rrënjë të fenomeneve si ai i Valdrin Pjetrit.
Përmes një shkrimi të shkurtër, Malaj thotë se Bushati meriton mbështetje publike, dhe jo vetëm nga socialistët. Më tej ai shton se PS duhet të vetëpastrohet nga kriminelët dhe hajdutët, pasi u shndërrua në parti të kryetarit, në qendër dhe në rrethe.
‘Ditmiri meriton mbeshtetje publike jo vetem nga socialiste progresiste. PS ka detyrim moral dhe ligjorevte vet pastrohet nga kriminelet dhe hajdutet. PS I ka pasur strukturat e verifikimit te integritetit te individeve qe promovoheshin per mandate politike ne nivel vendore dhe qendrore. Kete strukture per disa vite e drejtonte Ndre Legisi si nje kolege me integritet te larte. Pas vitit 2005 struktura te rendesishme te PS u shkateruan me vetdije per ta kaluar PS nga nje organizate politike me institucione funksionale per demokraci te brendeshme ne parti te kryetarit si ne qender dhe ne rrethe.
Me dhimbje konstatohet se ajo qe ndodh sot me drejtimin e PS permblidhet ne shprehen e mencur te popullit shqiptare se “cfare te mbjellesh do te korresh”. PS duhet te jete partia e njerezve qe e duhen dhe perkushtohen per kete vend dhe jo nje instrument politike abuzive per mjaftistet e babezitur. Angazhimi I Ditmirit duhet te jete nje moment reflektimi I shqiptareve progresiste.
Cilesia e partive politike percakton cilesine e qeverisjes se vendit tone, cilesia e qeverisjes percakton cilesine e jetes tone te perditshme. Arbeni’, shkruan Malaj.