Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” denoncimet e qytetarëve dixhitalë, të cilët shprehen se kryeministri Edi Rama dhe kryetarë të PS-së në qytetet të tjera vazhdojnë të ushtrojnë terror mbi punonjësit e administratës duke i detyruar ata të marrin pjesë nesër në Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë.
Sipas tyre, presioni ndaj administratës është shumë i madh. Ata i ankohen ish-kryeministrit duke u shprehur mes tjerash se kanë si kusht shtesë që të mbledhin edhe njerëz të tjerë, pasi në të kundërt do të pushohen nga puna.
Jam nje qytetare nga Gjirokastra dhe po Juve ne dijeni se kryetari I Partise Socialiste Gjirokaster po Ben lista me punjonjes te admi istrates, duke I detyruar dhe trembur me vendin e punes, per t’i derguar ne Tirane diten e shtune me autobuza ne mbeshtetje te Lali Erit. Mund tua vertetoni shqiptareve me foto e video “sesa e duan Lali Erin” sa dhe nga Gjirokastra e larget po mbleshin njerez se nga Tirana askush s’genjehet. Poshte mashtruesit dhe hajdutet. Anonim ju lutem ?”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.