Nuk ka më dyshime, Erion Veliaj, kryebashkiaku aktual i kryeqytetit do të shpallet edhe zyrtarisht si kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki në zgjedhjet e 30 qershorit.
I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “Koha për tu Zgjuar” me Bashkim Hoxhën në News 24 , Veliaj ka thënë se shpalljen e kandidaturës do ta bëjë nesër në orën 11:00 sheshin “Skënderbëj”.
Kryebashkiaku tha se zgjodhi pikërisht këtë studio ashtu si në vitin 2003, pasi beson se do të jetë një ogur i mirë. “Jam kthyer në Shqipëri në vitin 2003 kur isha me Mjaft, që atëherë kam qenë në studion tënde, e vazhdova këtë traditë, që për mua besoj do jetë një ogur i mirë”.
Një risi tjetër që e zbuloi sot në News 24, ishte edhe fakti që për herë të parë bashkë me kandidaturën, Veliaj do të shpallte edhe listën e këshillit bashkiak.
“Nesër 100 ditë para zgjedhjeve do të kemi edhe 100 kandidatë për Tiranën”.