Ervis Osmënaj, 35-vjeçari, që është shpallur në kërkim për shpërthimin e eksplozivit në banesën e babait të tij, rezulton i dënuar edhe dy herë më parë.
Në vitin 2009 është dënuar në mungesë për dhunën e ushtruar ndaj dy policëve në Vlorë, ndërsa në vitin 2015 për vjedhje. Osmënaj ishte 28 vjeç kur u arrestua më 28 shkurt të vitit 2012, pasi ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Kapja dhe arrestimi i tij u krye në atë kohë, pasi Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 4 muaj burg, më 2 dhjetor të vitit 2009.
Sipas vendimit të Gjykatës, më 9 janar të vitit 2008, ai ka fyer dhe goditur gjatë kryerjes së detyrës dy punonjës Policie.
Ndërsa më 28 mars të vitit 2015 ai u arrestua nga Policia e Vlorës bashkë me shtetasin Arlind N.,. pasi në lagjen “Rilindja”, në një pallat, u kapën duke vjedhur një pompë uji, që në momentin e arrestimit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
PANORAMA