Në kërkim për 725 mln $, dy indianët marrin shtetësinë shqiptare

Kronikë Sociale

Gjykata në New Delhi ka miratuar kërkesën për ekstradim të bërë nga prokuroria, për dy vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara. Ata akuzohen për pastrim parash në shifra që kapin vlerën e rreth 725 milionë dollarëve.

Sipas mediave indiane kërkesa iu është drejtuar autoriteteve shqiptare, pasi dy vëllezërit prej kohësh kanë marrë shtetësinë shqiptare. Në shkurt, gjykata kishte vendosur që Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara të paraqiteshin pranë Drejtorisë së Përmbarimit brenda 15 ditëve.

Dy vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e Sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata. Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në Indi arrestoi drejtorin e Andra Bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara.

Opinion

Në po të njëjtën kohë autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India. Ndërsa janë në kërkim nga autoritetet indiane Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara kanë hapur dhe biznese të ligjshme në Shqipëri, shkruan opinion.al.

Share: