Llupo: Alarm! Ashensorët dhe detergjentët pa kontroll

Sociale

Problemi i ashensorëve në Shqipëri vijon ende. Alarmi është dhënë nga kreu i Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Produkteve jo-Ushqimore Juljan Llupo gjatë një takimi me Dhomën Amerikane të Tregtisë.

Sipas Llupos ashensorët nuk kanë standarte dhe nuk mirëmbahen. Ai shtoi më tej se kontrolli për ashensorët është i vonuar ndërsa mungon edhe kontrolli rutin.

Vazhdon që të mos kryhet ky proces nga ana e ndërtuesve. Ashensorët vihen në përdorim ose i kalojnë banorëve duke u kaluar një kosto dhe një instalim që zakonisht është i rrezikshëm dhe  në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar është dhe i paligjshëm.

Autoritetet doganore të kryejnë një proces më të rreptë sa i përket këtyre produkteve për shkak të riskut të lartë që ato mbartin

Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë në Tiranë mbeti e dëmtuar një 24-vjeçare si pasojë e problemeve të ashensorëve. Shqetësime u ngritën edhe për cilësinë e detergjentëve dhe të lodrave. Llupo thotë se cilësia e tyre dhe siguria e lojrave të fëmijëve është një tjetër alam. 

Jemi detyruar të shkojmë në laboratorë të akredituar në Europë për detergjentët pasi këtu ka një strukturë prodhuese në Shqipëri që mbetet me probleme sa i takon standardeve dhe asaj që parashikon ligji”

Share: