Durrësi tronditet sërish. Një shpërthim tritoli ka ndodhur në oborrin e një banese.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së një 54-vjeçari me inicialet Q.H.
Policia e qytetit bën me dije se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Më datë 20.03.2019, rreth orës 01:15, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale Q.H., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse ,duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje , identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.