“Mbi gjithë nevojat, varfëria është ajo që na mëson më tepër”, 192 vjet më parë lindi Zhyl Vern ose babai i “fantashkencës”

Aktualitet Histori Reportazh / Profil

Me 8 shkurt 1828 – Lindi Jules Verne (Zyl Vern) shkrimtari francez, i konsideruar si “babai” i fantashkencës. Ai është ndër autorët më të përkthyer në botë të të gjitha kohëve. Vepra e tij numëron mbi 4000 perkthime.

Një pjesë e madhe e shpikjeve të përshkruara në librat e tij, si nëndetësja, aeroplani, automobilat dhe shumë e shumë të tjera janë bërë realitet. Kjo për shkak se shumë prej shpikësve në të gjithë botën janë frymëzuar nga veprat e Zhyl Vernit.

Ai shkroi më shumë se 50 romane. Romani i tij më i famshëm është: “Rreth botës në 80 ditë”. Po aq te suksesshme janë edhe romanet “Udhëtim në Hënë”, “Udhëtim në Qendrën e Tokës”, ” Pesë javë në ballon “,” Fëmijët e kapitenit Grant ” etj.

Zhyl Vern vdiq në qytetin verior te Frances, Amien më 1905.

Disa thënie nga Zhyl Vern:

“Duket si diçka e zgjuar të marrësh parasysh çdo gjë të keqe nga fillimi dhe të lësh çdo gjë të mirë të vijë si një surprizë”.

“Vetmia, izolimi janë gjëra të dhimbshme dhe shkojnë përtej asaj që një njeri mund të përballojë”.

“Me lirinë, librat, lulet dhe hënën, kush nuk do të ishte i lumtur?”

“Liria është diçka, për të cilën ia vlen të paguash që ta kesh”.

“Nuk ka pengesa të pamundura. Ka thjesht vullnete të forta dhe të dobëta”.

“Gjithçka që duket e pamundur, është duke pritur që të arrihet”.

“Shkenca është e përbërë edhe nga gabime, të cilat janë të vlefshme të bëhen, sepse ato të çojnë hap pas hapi drejt së vërtetës”.

“Deti është gjithçka…”

“Në Tokë nuk ka parajsë, por ka copëza të saj”.

“Mbi gjithë nevojat, varfëria është ajo që na mëson më tepër”.

Share: