Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ndodhet në Vlorë për të bërë analizën vajtore të Prokurorisë së këtij qyteti.
Ajo pohoi se qyteti bregdetar është një zonë me kriminalitet të lartë, ndërsa apeloi për një bashkëpunim të thellë mes organeve ligjzbatuese.
Marku i bëri thirje prokurorëve që të vazhdojnë të punojnë të pavarur dhe me ndershmëri, duke i bërë thirrje se duhet të kenë bashkëpunim me policinë dhe organet kompetente.
“Vlora është një qytet me kriminalitet të lartë. Disa ngjarje në Vlorë janë ende të pazbuluara. Momenti të analizojmë se çfarë kemi bërë. Duhet bashkëpunim me policinë dhe organet kompetente. Do vijë momenti që çdo gjyqtar do mbajë kostot e dështimit. Mos u intimidoni nga askush. Punoni me përkushtim e vendosmëri”, tha Marku.
Numr një i prokurorisë kishte një mesazh të fortë për gjyqtarët dhe prokurorët teksa shtoi se çdo kush duhet të mbajë mbi supe kostot e dështimit.
Pas Vlorës, Arta Marku nesër do të jetë në qytetin e Gjirokastrës.