Ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar mbajtjen e protestës së dytë më të madhe pas asaj të 16 shkurtit të mbajtur përballë Kryeministrisë.
Protesta e radhës do të mbahet në orën 10.00, këtë herë përballë Kuvendit të Shqipërisë.
Edhe pse për nesër është lajmëruar që nuk do të ketë seancë plenare, mësohet se Garda e Republikës ka nisur rrethimin e perimetrit të Kuvendit me tela me gjëmba.
Ky veprim vjen pas paralajmërimeve të Policisë së Shtetit që ka lajmëruar se ka një skenar nga protestuesit që do të tentojnë të hyjnë në Kuvend.