Printeri 3D që ndërton shtëpinë katërdhomëshe për 54 orë (Foto/Video)

Shkencë & jetë

Një grup hulumtuesish, shkencëtarësh dhe inxhinierë nga Franca, kanë arritur të krijojnë një printer 3D që për pak orë ndërton shtëpi për një familje pesë anëtarëshe.

Për herë të parë, shtëpitë katërdhomëshe do të ndërtohen për pak orë për familjet pesë-anëtarëshe.

Një shtëpi prej 100 metra katrorë në veriperëndim të qytetit francez Nantes, është ndërtuar për vetëm dy ditë apo më saktë thënë për 54 orë.

Ekipi që prodhoi këtë printer 3D besojnë se në të ardhmen të njëjtën shtëpi do të mund ta ndërtojnë për vetëm 33 orë. Bëhet fjalë për shtëpitë me katër dhoma gjumi, tualet dhe një sallon gjigant.

Shtëpia është e pajisur me dyer rrëshqitëse dhe me sistemin IoT, që u lejon banorëve të kontrollojnë në mënyrë digjitale me tablet temperaturën dhe gjërat tjera.

Share: