Unë kam frikë ti fshij kujtimet!

Shkencë & jetë

Ndonjëherë harrojmë se i përkasim vetes duke kërkuar të gjejmë veten në një zemër tjetër. Ndonjëherë harroj që i përkas vetes, aq shumë jam zhytur në shpirtin tënd sa nuk më kujtohet më se si është të jesh pa ty…

Mos më bëj të humb tek ty nëse ti ke verbuar shpirtin e nuk di të kërcesh këngën time të preferuar, të lutem mos më pëshpërit fjalë të cilat një ditë do ti qaj si kujtime. Nëse nuk mundesh të qëndrosh sic dua unë, më mirë të shkosh pa lënë ende kujtime. Sepse nuk mundem të gëzoj më me vuajtjet e mia e as të vuaj më për disa caste të vogla lumturie, sepse nuk kam më asnjë minutë të tepërt të shkruaj përralla e as të fantazoj për personazhe të cilat unë vetë i kam idealizuar si perfekte, po munde eja ashtu sic je, po munde më kurse edhe një tjetër gabim!

Të dy e dimë se sa frikë ke ti nga vetja kur bëhet fjalë për të hapur dyert e zemrës…

Por shiko përreth, në një botë si e jona është vështirë të njohësh tjetrin të vërtetë… jashtë një kornize e cila na ngurtëson keqaz, sot është e vështirë të njohësh një njeri sepse askush nuk të jep veten sot, por të japin aq… aq sa nuk mjafton për ta përqafuar një zemër brenda zemrës!

Ndaj po munde, eja ashtu sic je. Unë kam frikë ti fshij kujtimet, dhe nëse ndonjëherë do të shuaj largësinë, do të gjej gjithmonë një arsye ta bëj vetëm nëpërmjet një kujtimi. Ti do ta gjesh përherë veten në cdo grimcë timen, do të gjesh një dorë që do të jetë aty për ty kur bota të të kthejë shpinën, do të gjesh edhe njëherë përqafimin e dikurshëm që nuk të ka harruar kurrë, ndoshta ti do të qash dhe do të thuash fjalë që dikur i ke thënë, do të rikthehemi tek A-ja, do të harrojmë se i përkasim vetes duke i lënë edhe njëherë zemrën njëri tjetrit.

Do të jem aty kur të mos duash të flasësh, do të bëj shoqëri me heshtjen, do të jem kur askush të mos duartrokasë, do të lë heshtjen të ngrejë siparin mes nesh, do ti shuaj unë dritat kur të mos duash të shohësh askënd, do të jem aty kur të zgjohesh, kur të bërtasësh, kur të kërkosh me ngulm ti bësh gjërat ashtu sic do ti, do të jem kur askush të mos jetë, e di pse? Sepse shpirtin e njeriut të lumtur duam ta shohim të gjithë, në thelb jemi të etur dhe egoiste që prej tjetrit duam të marrim më të mirën. Unë dua të jem aty sepse unë kam frikë ti fshij kujtimet, dhe nëse ndonjëherë do të shuaj largësinë, do të gjej gjithmonë një arsye ta bëj vetëm nëpërmjet një kujtimi.

Ndonjëherë harroj që i përkas vetes, aq shumë jam zhytur në shpirtin tënd sa nuk më kujtohet më se si është të jesh pa ty…

Share: