Përplasja me makinë e Marina Farës që u mbajt e fshehtë

Shkencë & jetë

Edhe pse është një juriste me profesion që ka shumë ndjekës si modele “Instagram”-i, Marina Fara njihet si vajza seksi e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila për shkak të pamjes së saj ka më shumë ndjekës se e ëma.

Jo rrallëherë Marina ka qenë në qendër të mediave rozë, më së shumti për jetën private, por një ngjarje të rëndë të jetës së saj ajo është përpjekur ta mbajë të fshehtë në fund të vitit që lamë pas.

Bëhet fjalë për një aksident me makinë që ajo ka bërë natën e 8 dhjetorit, ndërsa kthehej nga Pallati i Kongreseve në Tiranë ku kishte shkuar për të ndjekur të ëmën në finalen e madhe të Festivalit të 20-të të “Kënga Magjike”, në duetin e saj me Aurela Gaçen.

Miq të afërm të saj kanë njoftuar se Marina pësoi lëndime dhe përfundoi në spital nga ky aksident i rrezikshëm i orëve të vona, por që për fat e kaloi shpejt dhe tani është shëndoshë e mirë. Duke qenë se i porositi njerëzit e afërt dhe miqtë të mos flisnin për këtë ngjarje, lajmi mbeti sekret për disa muaj.

Ndërkohë që kjo ngjarje ka shërbyer si periudhë reflektimi dhe vlerësimi të jetës për nënë e bijë, të cilat binin në sy pasi shpesh postonin foto së bashku të shoqëruara me statuse ku falënderonin Zotin. Edhe pse postimet gjatë periudhës së rehabilitimit nuk ishin të shpeshta, direkt pas shërimit Marina u është rikthyer postimit edhe të videove, me të cilat u tregonte ndjekësve se ishte ngritur sërish në këmbë dhe gëzonte shëndet të plotë.

Kujtojmë që në muajin qershor të vitit të kaluar, mediat online u pushtuan nga lajmi se Marina ishte shtatzënë në muajin e tretë. Ky lajm u shoqërua me foton e Marinës nga vizita te gjinekologu, ndërsa ndodhej e shtrirë duke bërë ekon.

Sipas disa mediave, fëmija po vinte në jetë nga lidhja e saj disamujore me një djalë të panjohur në publik. Në postimet e para në rrjetet sociale, Marina fillimisht ia mbulonte fytyrën partnerit, ndërsa me vonë i publikoi vetë fotot, pa censurë mbi të.

Pas këtyre lajmeve, Marina vendosi të zhdukej nga rrjetet sociale, për t’u rikthyer vetëm së fundi me profile të reja, foto të fundit dhe jetë krejt të re. Madje, ajo tashmë ka ndryshuar dhe ngjyrën e flokëve, pasi nga brune është bërë bionde.

Duke qenë se bën një jetë plot udhëtime, në intervistat e fundit ajo është shprehur: “Më pëlqen shumë të udhëtoj, pasi është një ndër hobet e mia, gjë e cila mua më bën të ndihem mirë. Herë pas here e ndiej të nevojshme të udhëtoj”.

Për konceptin që ka për jetën e dashurinë e vërtetë, ajo thotë se: “Jeta do të ishte shumë e thjeshtë dhe ndoshta jo kaq e bukur nëse do të dinim nga fillimi si do të ishte përfundimi. Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura dhe të pastra që ekziston”. Po martesa, a është në planet e saj?

“Martesa, për mua, fillimisht është një premtim, që të dyja palët duhet të bëjnë maksimumin për ta bërë atë të funksionojë dhe të jenë të lumtur, aq më tepër kur, sipas zgjedhjes, njerëzit vendosin të sjellin jetë të reja, detyrimi për t’iu përkushtuar duhet të jetë akoma dhe më i madh. Por kjo do të ishte në një situatë perfekte, ndërkaq që në jetë jo çdo gjë është perfekte dhe dy njerëz s’mund të mendojnë njësoj”, është shprehur ajo. Gjithsesi, ajo që bie në sy është fakti se Marina ia di vlerën jetës dhe di ta shijojë më së miri atë, ndaj i urojmë vetëm ndodhi dhe lajme të bukura tani e tutje!(panorama)

Share: