Nëse do të kërkonit më përpara video të ndryshme për sa i përket “ndryshimit të klimës” në Youtube, do të dilte fjalia “nuk ka rezultate”, pasi më përpara shumë pak kishin kohë të krijonin video për faktet klimaterike. Shkencëtarët ishin shumë të zënë duke studiuar ndryshimet e vazhdueshme të klimës.
Në fakt, bëhet fjalë për ndryshimin e informacionit në internet për sa i përket ndryshimit të klimës. Një studim i ri tregon se teoricienët e konspiracionit mund të mbajnë një avantazh mbi ata që besojnë në shkencë. Studiuesit gjetën prova që shumica e videove në Youtube në lidhje me ndryshimin e klimës kundërshtojnë konsensusin shkencor që, thotë se klima ka ndryshuar për shkak, kryesisht, të aktivitetit njerëzor.
Studimi nxjerr në pah rolin e përdorimit të rrjeteve sociale për dezinformimin shkencor. Dhe kjo tregon që shkencëtarët dhe ata që i mbështesin, duhet të jenë më aktivë për të zhvilluar mënyra krijuese për të komunikuar gjetjet e tyre. Por më e rëndësishmja është që ne duhet të shqetësohemi për efektet që informacionet shkencore të manipuluara me dashje, mund të ndikojnë në sjelljen e shoqërisë. Studimi i fundit nga Joachim Allgaier pedagog në universitetin RWTH Aachen në Gjermani, analizoi përmbajtjen e 200 videove nga Youtube, që lidhen me ndryshimin e klimës.
Ai zbuloi se shumica e videove ose kanë mohuar që ndryshimi i klimës është shkaktuar nga njerëzit, ose tregojnë se ndryshimet klimaterike janë thjesht një komplot monetar i shkencëtarëve. Videot që përshkruanin teorinë e komplotit kishin marrë numrin më të madh të shikimeve dhe ata që përhapnin këto teori konspirative, përdornin terma si “gjeo-projektim”, për të bërë që pretendimet e tyre të duket më të vërteta.
Ndryshimi i klimës nuk është e vetmja fushë, ku ne shohim një prirje për dezinformim në internet. Një tjetër shembull janë edhe sëmundjet infektive, apo vaksina kundër fruthit shytave dhe rubeolës(MMR) Përkundër sasive të mëdha të informacionit në internet në lidhje me sigurinë e vaksinës, pretendimet e rreme se ajo ka efekte të dëmshme janë përhapur gjerësisht dhe kanë rezultuar, në rënie të niveleve të vaksinimit në shumë vende të botës.
Por nuk janë problem vetëm këto teori që shkaktojnë probleme. Në maj të vitit 2018 bota hasi një problematike edhe më të madhe; shpërthimin e virusit Nipah që mori 17 jetë në Indi. Njerëz të pa informuar përhapën mesazhin se ky virus erdhi nga pulat kështu që, njerëzit duhet të kishin më shumë kujdes kur konsumonin pula, ndërkohë që virusi ishte përhapur nga papastërtitë që përmban lëkura e frutave.
Duke marrë parasysh se jemi gjithnjë të rrethuar nga informacioni, kujtesa jonë është gjithnjë e lakueshme dhe dijet të ndryshme mund t’i zëvendësojmë gjatë gjithë kohës me informacione të reja, të cilat shpesh herë mund të jenë dhe të rreme. Ky problem thellohet më tej edhe nga përhapja masive e informacioneve në rrjete sociale.
Këto kanë tendencë të ushqejnë bindjet tona, duke ndihmuar kështu fenomenin e dezinformimin. Gjithashtu, edhe përparimi i teknologjisë digjitale do të sigurojë që dezinformimi të arrijë në nivele të larta. Kopjimi i firmës së një zyrtari, ose përdorimi i fjalëve kyçe për të manipuluar motorët e kërkimit, janë thjesht maja e ajsbergut.
Atëherë si ta trajtojmë këtë problem?
Sfida bëhet e madhe për faktin se vetëm një informacion i detajuar shkencorë, mund të forcojë ndërgjegjësimin e njerëzve për të pavërtetat. Ne gjithashtu duhet të kapërcejmë rezistencën nga besimet dhe paragjykimet ideologjike të njerëzve. Kompanitë e rrjeteve sociale po përpiqen të krijojnë mekanizma institucionale për të përmirësuar përhapjen e dezinformatave. Duke i’u përgjigjur kërkimit të ri , një zëdhënës i Youtube tha se ky studim është kryer gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që kompania ka bërë një sërë ndryshimesh dhe studimi tashmë nuk përfaqëson me saktësi, mënyrën se si funksionon Youtube sot.
Ndërsa, kompani të tjera që kanë si qëllim informimin, kanë garantuar se do të bëjnë punë kërkimore për të studiuar dezinformatat që vijnë nga akademikët, por informacione të ndryshme që shohim në përditshmëri në rrjete sociale kanë treguar se kjo gjë nuk është e mjaftueshme. Si rezultat, qeveritë në të gjithë botën duhet të ndërmarrin veprime, duke filluar nga miratimi i legjislacionit deri tek mbylljet e programeve të ndryshme në internet.
Shkencëtarët gjithashtu duhet të përfshihen në luftën e së vërtetës për të siguruar që puna e tyre, nuk do të hidhet poshtë apo të keqpërdoret, si në rastin e termit të “gjeo-projektim”. Ata duhet të jenë të parët që të komunikojmë me publikun, duke përdorur strategjitë inovative dhe bindëse, në mënyrë që të shmangin dezinformimin për punën e tyre.
Kjo përfshin edhe përdorimin e rrjeteve sociale të tyre, përndryshe zërat e tyre sado të besuar, do të mbyten nga shpeshtësia dhe egërsia e përmbajtjes së prodhuar nga ata që nuk kanë prova konkrete.
The Independent-Gazeta Si