Keni pasion zhytjen në ujë? Mjekët bëjnë thirrje: “Kujdes se mund të mbeteni të paralizuar për gjithë jetën!”

Aktualitet Shkencë & jetë

Pushuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e zhytjes në ujë të cekët dhe rreziqet që paraqesin parqet ujore, sipas një mjeku kirurg. “Një moment i çmendurisë” mund të çojë në dëmtime të mëdha dhe paralizë, të cilat shpesh nuk kanë kthim mbrapa, thotë Evan Davies, nga Spitali Universitar i Southamptonit.

Kohët e fundit, ai bëri një studim mbi një pacient i cili kishte pëson dëmtime të shumta në pjesën e shpinës, duke u zhytur në shkëmbinj të fshehur në Kroaci. Një tjetër burrë lëvizi rruazat e qafës në një rrëshqitëse uji në Spanjë.

Davies, një kirurg konsulent kurrizor, u bëri thirrje njerëzve që shkojnë me pushime të kujdesen për rreziqet e mundshme, sepse “jeta mund të ndërrojë kahje në çast”.

 

“Mesazhi im do të ishte të kujtojmë se paralajmërimet shëndetësore nuk do të jenë të larta në axhendën e shumë atraksioneve dhe destinacioneve të pushimeve dhe, në shumë vende, rregulloret dhe monitorimi mund të ndryshojnë shumë”, tha ai, duke paralajmëruar për kujdes të shtuar.

Share: