Nëse keni qenë duke pritur për një arsye të re për të mbyllur Facebook, mund të jeni me fat sot.
Një raport nga kompania për hulumtimet e sigurisë, Krebs on Security, e konfirmuar nga vetë Facebook, zbulon se rrjeti social ruante në mënyrë ilegale fjalëkalimet për miliona përdorues të tyre, duke i lënë ata të ekspozuar dhe të kërkueshëm për mijëra punëtor të tyre.
Krebs on Security, nga ana e tyre, pohon se numri i përdoruesve të prekur mund të jetë diku midis 200 milion dhe 600 milion, duke u bazuar në informacionin që është aktualisht në dispozicion, por që mund të shkojë edhe më lart.
Burimi i tyre i brendshëm në Facebook ka thënë se kompania është duke u përpjekur të mbajë numrat poshtë vetëm duke numëruar gjërat që aktualisht janë të ruajtura në depon e tyre të të dhënave.
Të gjitha këto fjalëkalime ishin të qasshme për më shumë se 20,000 punonjës të Facebook-ut, sipas raportit të sigurisë.