Deputeti i PD Mysilm Murrizi ka reaguar ashpër pas publikimit në media ditën e djeshme të një fotografi teksa ai bënte shopping në Itali me djalin e tij.
Në një postim në facebok Murrizi me ironi thotë se: “ju thafshin duart fotografes dixhit-hale, që e ka nxjerrë Arberin me kurriz me bluzë të bardhë veshur mua nuk ma paska kapur keq”.
Më tej ai thumbon dhe Berishën kur thotë se udhëtoj shpesh sepse nuk i ka hequr vizën asnjë ambasadë.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama i përmendi në parlament Sali Berishës se ai nuk mund ta kalonte oqeanin, duke nënkuptuar që ambasada e SHBA i kishte hequr vizën ish-kryeministrit dhe familjes së tij.
“Ngaqë e kam frikë avionin dhe nuk jam nga ata që bredhin me tutorë nga pas si qen lidhur pas zinxhirit’, shkruan Murrizi ndër të tjera.
“Dje në Serravale me shokun tim më të mirë Arber Murrizin.
Ju thafshin duart fotografes dixhit-hale, që e ka nxjerrë Arberin me kurriz me bluzë të bardhë veshur mua nuk ma paska kapur keq, por e ftoj që të më shkruajë në inbox që t’i bëjë pagesen e fotos.
Ngaqë e kam frikë avionin dhe nuk jam nga ata që bredhin me tutorë nga pas si qen lidhur pas zinxhirit.
Unë udhëtoj shpesh me makinë por jo me audi 003 dhe me mall ngarkuar, por me familjen time e për kokërr të qejfit.
Edhe para vitit 2010 kam udhëtuar sepse nuk më ka hequr vizën asnjë ambasadë.
Ftoj çdo fotografe- refugjatë dixhit- hale të ma kapë foton tjetër pak më drejt dhe pak më ngadalë, që të me kënaqë edhe mua, jo vetëm veten e saj.”- shkruan Murrizi në reagimin e tij. (TemA)